TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2024, 08:05

Iniciativa e Angela Merkel, liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Berlin; zbardhet axhenda e takimit

Shkruar nga Pamfleti
Iniciativa e Angela Merkel, liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen
Liderët e Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit

Takimi i këtij 14 tetorit përkon me 10 vjetorin e krijimit të procesit që e ndërmori ish kancelarja Angela Merkel.

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbledhë ditën e sotme në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Të pranishëm në takim janë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, nga Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Iniciativa e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel shënon 10 vjetorin e saj. Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, para samitit, kryeministri Edi Rama shprehet optimist se nga samiti, do të sqarohen polemikat e ngritura lidhur me Marrëveshjen e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. 

"Nesër do të jetë e rëndësishme të... rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s, për të cilin ka patur disa qëndrime kontraverse muajt e fundit por që tani janë kaluar. Ky është përfitimi pozitiv nga Procesi i Berlinit, që na mban të gjithëve në shina” tha Rama.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Dita nis me pritjen nga kancelari Olaf Sholz në orët e para të mëngjesit për delegacionet, pasi do të jenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.

Në pjesën e dytë diskutohet tema e “Gjelbërt, Ligjshmëria dhe Energjia”. Do vijohet me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.

Në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit” dhe në fund konferenca e shtypit.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 16 tetor 2023 në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE.

liderët e ballkanit perëndimor mblidhen sot në berlin

Lini një Përgjigje