
Deputeti Enkelejd Alibeaj, një nga themeluesit e partisë së re Djathtas 1912, tha se me bashkëthemeluesit e tjerë të këtij subjekti politik i lidhin parimet.
I pyetur në një intervistë për Euronews Albania, nëse partia e re e të djathtës është e gatshme të bëjë koalicion me partitë e tjera të vogla, përfshirë demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës, Alibeaj numëroi të paktën 3 kushte për këtë.
“Ato që janë çështje që duhet të na puqin bashkë… synimi i koalicionit është, a arrijmë ti bëjmë bashkë shqiptarët në teren? Ajo që i bën bashkë shqiptarët dhe këtë e tregojnë sondazhet është mbështetja ndaj drejtësisë së re, e dyta a janë dakord shqiptarët që duan të kenë një sistem zgjedhor me lista të hapura që deputetë ti zgjedhin vetë. Një nga kushtet për koalicion është që të përdoren listat e hapura.
Dhe një çështje që duhet të na bëjë bashkë është që Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të shëndosha me komunitetin ndërkombëtar", tha Alibeaj.
Lini një Përgjigje