TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2024, 18:51

“Berisha, në kufijtë e qesharakes”, Kulluri: I ka mbetur vetëm të përqafojë fashizmin!

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha, në kufijtë e qesharakes”, Kulluri: I ka mbetur

Anëtari i grupi nismëtar të partisë “Djathtas 1912” Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli në lidhje me krijimin e partisë dhe qëndrimet e saj përballë opozitës aktuale.

Ndërsa sqaronte konservatorizmin dhe qëndrimin e “Djathtas 1912”, ai u shpreh se kreu i PD Sali Berisha është bërë qesharak në kalimin e tij nga anëtar i Partisë së Punës, te PD.

“Berisha kampioni i inkoherencës deri në kufijtë e qesharakes. Nga pjesë e partisë së punës kaloi në PD, i ka ngelur vetëm të jetë pjesë e partisë fashiste. Megjithëse atë që ndodhi me PS kishte natyrë fashiste, vetëm Musolini rrihte njerëz rrugëve të Romës”, tha ai.

 

kulluri berisha

Lini një Përgjigje