TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2025, 13:04

“Ilir Metës po i bëhet terror psikologjik”, Berisha: Nuk i lejojnë telefon, as takime me familjarët

Shkruar nga Pamfleti

“Ilir Metës po i bëhet terror psikologjik”, Berisha: Nuk i


Ish-kryeministri Berisha tha se kreut të Partisë se Lirisë Ilir Meta po i bëhet terror psikologjik në burg.

Berisha u shpreh gjithashtu se Ilir Metës i është ndaluar celulari dhe takimi me familjarët duke i hequr kështu të drejtën e komunikimit.

“Banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij.

Kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3 dhe akte të tjera. I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij”, tha kryedemokrati.

Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar me kërkesë të Porkurorisë së Posaçme, SPAK. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.

Lini një Përgjigje