TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2025, 11:12

"Mos intimidoni SPAK", Spiropali: Drejtësia larg nga të qenit i përkryer, por është në rrugën e duhur

Shkruar nga Pamfleti

"Mos intimidoni SPAK", Spiropali: Drejtësia larg nga të

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Tryezën e Diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”.

Spiropali u shpreh se sistemi i drejtësisë është larg nga të qenit i përkryer, por sipas saj është drejt rrugës së duhur të funksionimit.

Ajo tha se SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në një model krahasimi për arkitekturën e tjetër të sistemit. Spiropali theksoi se drejtësia nuk vjen nga humori i politikës.

“Kuvendi, si miratuesi i ndryshimeve të kushtuese që jetësuan reformën në drejtësi, mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të gjyqësorit. Sistemi i drejtësisë sot është larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur të funksiononimit, kryesisht pavarësimi nga humori i politikës. SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.

Pas çdo shifre e statistike është një jetë njerëzore që koston e paguan e gjitha shoqëria. Nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë”, tha Spiropali.

Lini një Përgjigje