TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2025, 12:46

Salianji doli nga qelia, reagon Berisha: Vuajti 9 muaj burg sepse denoncoi Geron Xhafën 

Shkruar nga Pamfleti

Salianji doli nga qelia, reagon Berisha: Vuajti 9 muaj burg sepse denoncoi Geron
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës së Fierit për lirimin e ish-deputetit Ervin Salianji nga burgu.  

Në një pornoncim për mediat nga selia e PD-së, Berisha tha se dënon me forcë dënimin që, sipas tij, iu dha Salianjti nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Ai theksoi se ish-deputeti vuajti pa të drejtë 9 muaj në burg. 

“Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.

Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund., tha Berisha. 

 

Lini një Përgjigje