
Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht Ervin Salianjin.
Avokati i ish-deputetit deklaroi se ky vendim pati një element drejtësie për Salianjin, duke shtuar se dënimi i tij ishte politik. Sipas procedurave, ai tha se lirohet brenda ditës.
“Më në në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur.
Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme. Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë për interesin publik“, u shpreh Braho.
Lini një Përgjigje