Ish-deputetei i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, aty ku do të mbahet seanca mbi kërkesën e tij për lirimin me kusht.
Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.
Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.
Salianji ka bërë kërkesë për lirim me kusht, pasi ka kryer 3/4 e dënimit. Seanca e fundit u shty për në 8 korrik, pasi nesër pritet të paraqitet një raport nga shërbimi i provës nëse përmbushen kushtet për ta liruar. Vetë Burgu i Fierit ka dhënë raport pozitiv dhe gjasat janë që nesër Salianji të lirohet.
Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke u dënuar me 1 vit burg.
Lini një Përgjigje