Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat këtë të hënë. Ai foli mbi zgjedhjet e 11 majit për të cilat vijon të deklarojë se nuk do i njihte kurrë.
Ndër të tjera, Berisha deklaroi edhe nisjen e një beteje për sakrificë nga Partia Demokratike.
Ka dy rrugë. Një, bojkoti i zgjedhjeve. Në qoftë se ju lexoni rezolutën e 30 prillit, të votuar nga 82 parti politike të qendrës së djathtë të Europës, parti që qeverisin Europën sot, aty është e qartë se 11 Maji do jetë një farsë, sepse Edi Rama gjatë fushatës po blinte vota me lekë.
Rruga tjetër është rruga që ndjekim ne. Rruga në të cilin ne marrim pjesë në proces, paraqesim të gjitha dokumentet e vërteta që ishte farsë dhe ftojmë shqiptarët të luftojnë për votën e tyre. Të dyja janë të vështira, por kjo e dyta ka një mbështetje ndërkombëtare. E para mund ta krijojë, por fillimisht nuk ka. E dyta po, ja ku janë raporti, ja ku janë rezolutat. Është pra një betejë e vështirë, por jo e pashpresë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje