Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kandidati Arkend Balla, në Durrës që mori 5 mijë vota më shumë se kryeministri Edi Rama, do të jetë ministri i ri i Brendshëm.
Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si një farsë elektorale.
Sipas tij ky emër është vendosur nga mafia që i dha mandatin e katërt Edi Ramës.
Berisha tha gjithashtu se në zgjedhjet e 11 majit ka pasur ndërhyrje të madhe të grupeve kriminale, të cilat sipas tij, kanë diktuar votën e qytetarëve.
'Kandidati i kartelit Troplini, karteli më i fuqishëm i kokainës në Ballkan dhe ndër më të fuqishmit në Europë, i cili është i vetmi kartel me port në dispozicion, është karteli që kontrollonte në çdo metër katror portin e Durrësit, është karteli që bënte çdo emërim dhe anulonte çdo shkarkim në këtë port, duke filluar nga pozicioni i fshesarit te vinçieri, drejtori dhe me radhë.Është karteli që kontrollon me dhjetëra biznese të paprekura nga Altin Dumani.
Është karteli që një vit më parë do gjendej me 3 milionë euro dhe që nuk u ndodhi asgjë.
Ky kartel kishte përcaktuar Arkend Ballën si ministër të ardhshëm të Brendshëm të Shqipërisë.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje