TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2025, 10:31

Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Sali Berishës, PD ka nevojë për riorganizim

Shkruar nga Pamfleti
Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Sali Berishës, PD ka
Lefter Maliqi dhe Berisha

Kandidati opozitar në zgjedhjet e 11 Majit, Lefter Maliqi, ka bërë thirrje për riorganizimin e PD-së pas humbjes së zgjedhjeve.

Ai tha se është kundër dorëheqjes së liderit Sali Berisha, duke shtuar se ai është në mision për votën e lirë.

“Jam kundra zërave për dorëheqjes së liderit Berisha, i cili është në mision për votën e lirë dhe fitoren e opozitës kundër masakrës elektorale.Jam pro riorganizimit, analizës dhe dorëheqjes së disa drejtuesve politikë në qarqe si pjesë e dështimit!” shkruan Maliqi.

Ndërkohë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka miratuar rezultatet përfundimtare për të gjitha 12 qarqet e vendit.

Sipas rezultatit të certifikuar, Partia Socialiste ka dalë fituese e zgjedhjeve me 83 mandate, duke siguruar një shumicë të qartë në parlamentin e ri.

Opozita, e përfaqësuar nga koalicioni PD-ASHM, arriti të marrë 50 mandate.

Ndërkohë, shpërndarja e mandateve të tjera është si vijon si më poshtë:

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 mandate
Partia Mundësia – 2 mandate
Nisma “Shqipëria Bëhet” – 1 mandat
Lëvizja Bashkë – 1 mandat

Me këtë vendim, përmbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor, ndërsa pritet të nisin procedurat për konstituimin e parlamentit të ri.

Lini një Përgjigje