TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2025, 21:51

“Ndizet” PD, Adriana Kalaja tjetër sulm frontal Tabakut: 'Sude Yurida' të tregojë si e përfitoi vilën në Hamallaj

Shkruar nga Pamfleti

“Ndizet” PD, Adriana Kalaja tjetër sulm frontal Tabakut:

Fitorja e mandatit nga Jorida Tabaku, duket se ka trazuar ujërat brenda PD. Ajo u la në listë të hapur, ndoshta me plan që të “digjej”, por Tabaku arriti të marrë mandatin e vetëm që mbeti te lista e hapur. Pak ditë më parë bëri përshtypje një reagim i Adriana Kalasë, edhe kjo e fundit kandidate në listën e hapur të Tiranës.

Kalaja i komentonte dikujt se Tabaku e kishte marrë mandatin nga Rama dhe e etiketonte si “Sude”. Sali Berisha kur u pyet e anashkaloi. Por sot Kalaja ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke sulmuar ashpër Tabakun. Nuk e dimë nëse reagimi i saj është një hatërmbetje personale, apo Tabaku po sulmohet nga lart sepse doli jashtë pritshmërive.

Postimi i plotë

Në vend të një replike.........

Më thonë se qenkan shqetësuar "fansat" e Sudes e paskan filluar sulmin ndaj meje.

Të paprecedentë.

Natyrisht me sponsorizim të pushtetit dhe oligarkëve.

Paburrërisht në fakt.

Ashtu siç dinë ata.

Pa praninë time.

Për ta mbyllur këtë temë (jo si çështje se ajo do shkojë deri në fund por këtu në fb), se nesër kemi punë të tjera, për mua korrupsioni dhe krimi, aq më pak ai elektoral nuk kanë ngjyrë dhe se unë politikën e shoh si moral.

Meqenëse sot pashë që Sudes "i kishte ardhë goja", dhe që në të gjithë atë rrëfim që më sollën miqtë, kishte thënë shumë, por nuk kishte thënë asgjë, dhe se sulmi mediatik i sponsorizuar ndaj meje vijon, vendosa të jap disa sqarime:

Së pari, unë nuk bëj kompromis me të parimet e mia.

Së dyti, unë akuzoj vetëm bazuar në të vërteta e prova.

Së treti, mua nuk më shtyn askush, me apo pa pagesë, me sms gjatë apo para emisionit.

Që të mos Ju lodh më shumë, ja ta zëmë se unë e kam gabim dhe po akuzoj pa fakte e prova?

Çojini fjalë mbrojtësve të Sude Yuridës, se mirë do ishte të rekomandonin "miken" e tyre që t'i drejtohet Gjykatës me padi civile apo penale për shpifje, por para se ta bëjë këtë të shkoj në SPAK e të dorëzojë:

1. Celularin, gjithë mjetet e komunikimit dhe ato elektronikë.

2. Pamjet filmike të numërimit në KZAZ.

Upssssss se harrova.

Të nxjerrë dhe letrat sesi e përfitoi falas vilën në Hamallaj, se kam që në shtator të 2021 që ja kërkoj.....

Ata e dinë se unë nuk tërhiqem kur i futem një gjëje.

Kaq për sot.

Shihemi së shpejti.....

PS: Këta të paburrat që marin përsipër të më sulmojnë në mungesë, i ftoj në debat te emisioni i tyre apo diku tjetër në ditën dhe televizionin që ata duan.

“Ndizet” PD, Adriana Kalaja tjetër sulm frontal Tabakut:

Lini një Përgjigje