TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2025, 12:15

Gara në listën e hapur, Fatmir Xhafaj flet për lojëra të pista në kampin rozë: Më goditën nën brez brenda PS

Shkruar nga Pamfleti
Gara në listën e hapur, Fatmir Xhafaj flet për lojëra
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama

Dy herë fitues në listën e hapur të Tiranës (2021 dhe 2025), deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka bërë një analizë post-zgjedhore mbi modelin dhe sfidat e garës në këto zgjedhje.

Ish ministri i Brendshëm ka folur për raportet e tij me Kryeministrin Rama dhe keqardhjen për mungesën e disa kolegëve në mandatin e ri.

Ai nuk ka nguruar të theksojë goditjet nën brez që i erdhën nga kampi i tij.

Në intervistën e tij për gazetën “Panorama”, ai përmend qartë goditjet nën brez çka le të kuptohet se iniciator i këtyre goditjeve ishte ai që e largoi nga Ministër.

Gjatë kësaj rruge, a kishte pengesa të ngritura ndaj jush…?

Po, gjatë kësaj rruge nuk kanë munguar pengesat, ishte një garë e vështirë, shumë konkurruese, me sfida të shumta dhe siç ju thashë më lart, në disa aspekte jo dhe shumë e barabartë. Pabarazi që në nisje të garës....

....Vetëm 12% e votave të marra janë nga njësia 10, kurse të tjerat nga i gjithë qarku. Gjithçka, votë pas vote, me komunikime e takime të shumta me zgjedhësit dhe me një ekip vullnetarësh elektoralë në të gjithë qarkun, që funksionoi në përditshmëri e plot përkushtim, e të cilëve ju jam shumë mirënjohës.
Nga ana tjetër, nuk mund ta mohoj që në rastin tim ka qenë një proces edhe me sulme të ulëta nën brez. Që në nisje të tij, disa individë u përdorën të lëshonin në ndonjë media disa shpifje e trillime të ulëta ndaj meje për të ndikuar në opinionin publik, me një qëllim të vetëm, se si të isha humbës në këtë garë. Po siç ka ndodhur edhe më parë, ne ia dolëm me sukses edhe kësaj here duke fituar mbi ta dhe mbi të gjitha pengesat e ngritura. Kjo, falë votave të vërteta dhe të sinqerta, votë e kërkuar me përunjësi dhe respekt, votë e dhënë me zemër nga plotë 13.673 zgjedhës.

Ndërkohë që pyetjes se, “kush është i interesuar brenda familjes suaj politike që ju të mbeteshit jashtë Parlamentit të ardhshëm”, Xhafaj i përgjigjet duke “shtrënguar dhëmbët” se nuk besoj se ka pasur brenda forcës sime politike individë që janë investuar drejtpërsëdrejti në këtë gjë, në sulmet mediatike ndaj meje.

fatmir xhafaj- edi rama

Lini një Përgjigje