Në daljen e radhës për mediat, Sali Berisha përsëriti sërish akuzat për manipulim zgjedhjesh.
Ai nuk ka përjashtuar asnjë skenar në shtator me rinisjen e jetës politike, duke përfshirë këtu edhe grevën e urisë.
“Jam i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal tu rikthej shqiptarëve votën e lirë”, tha Berisha.
“A është greva e urisë opsion?”, u pyet ai.
“Nuk përjashtohet asnjë variant, rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë. Me Edi Ramën s’ka zgjedhje.
Kushdo është i mirëpritur, një betejë që nuk besoj se do të fitohet nuk do e nisja. Jam i bindur kjo betejë do të fitohet”, deklaroi Berisha.
Lini një Përgjigje