TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Gusht 2023, 20:20

Hetimet e SPAK, Minxhozi: Berisha më i acaruari, frikësohet për atë që mund të ndodhë

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet e SPAK, Minxhozi: Berisha më i acaruari, frikësohet për
Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi ka folur për operacionet e SPAK, teksa theksoi se ish kryeministri Sali Berisha i druhet SPAK-ut.

I pyetur për sulmet e vazhdueshme të Berishës, Minxhozi theksoi se ai është i frikësuar për atë që mund të ndodhë pasi lista e zyrtarëve të politikës që po goditen nga Struktura e Posaçme po zgjerohet më shumë.

“Vë re që sa më shumë zgjatet lista e zyrtarëve socialistë të hetuar, aq më shumë acarohet Berisha. Ai do të duhej të gëzohej nga kjo listë por mesa duket doktori e di që ‘dardha e ka bishtin pas’ dhe pasi të jetë përfunduar guri i Sizifit në krahun e majtë, me siguri këtë gur do t’ia vënë në shpinë edhe të djathtës.

Po atakon për atë që mund të ndodhë. Dukshëm ka një frikë ndaj SPAK-ut, sepse përbën një thyerje dhe ka shansin që të kthehet në një thyerje epokale në jetën tonë politike si shtet. E quaj thyerje sepse është e vetmja palë që ofron jo thjesht një riciklim apo formule të tipit ‘more of the same’ por ofron diçka tjetër që t’i hyjë një verifikimi letrash dhe aktesh në pushtet që nuk ka ndodhur në këtë 30 vjet. Ndodhemi në hapat e para dhe ndër politikanët më të acaruar është Berisha“, theksoi Minxhozi për abcnews.

berisha minxhozi spak hetime

Lini një Përgjigje