TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Gusht 2023, 17:26

Rama kritikon kërcënimet kundër Malit të Zi dhe Maqedonisë, por nuk guxon të përmendë Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

Rama kritikon kërcënimet kundër Malit të Zi dhe

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi edhe pse anëtare të NATO-së, me status të vendit-kandidat për anëtarësim në BE, me raporte politikisht parimore e korrekte me fqinjët e saj, prapë vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë. Stabiliteti i tyre shtetëror vazhdon të cenohet nga brenda, fuqizuar nga forca serbe e pro-serbe të cilat leksionet i marrin nga Beogradi zyrtar.

Kështu shkruante sot “Geopost”, duke ju referuar retorikës së ministri të Mbrojtjes në Serbi Millosh Vuçeviç, i cili shprehej: “Ato (Mali i Zi e Maqedonia e Veriut) mendojnë se janë në paktin e NATO-së dhe se me këtë i kanë zgjidhur problemet e tyre…”.

Lidhur me këtë reagim ka folur kryeministri Edi Rama, i cili duket se e ka zbehur dashurinë për Vuçiçin. Rama e ka cilësuar si të papranueshëm një kërcënim të tillë, ndonëse nuk guxon ta përmendë Serbinë.

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, shkruan ai në Twitter.

Lini një Përgjigje