TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 20:20

Hapja e grup-kapitullit të 2 të negociatave BE-Shqipëri, Presidenti Begaj: Hap i rëndësishëm

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e grup-kapitullit të 2 të negociatave BE-Shqipëri,

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ishte Konferenca e 4-rt Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që u mbajt në Bruksel, që vendosi hapjen e grup-kapitullit të 2-të.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në rrjetet sociale.

Këtë të hënë konferenca e 4-rt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, “Tregu i Brendshëm”.

Në tetor të 2024-ës, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë, atë të kapitujve “Themelore”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës.

Ndërsa më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Lini një Përgjigje