
Kandidatja e PDIU për bashkinë Tiranë, Lajla Përnaska tha në një intervistë se nuk ka asnjë lidhje me partinë e Shpëtim Idrizin, por ajo ishte e vetmja formë se si mund të kandidonte për kryebashkiake.
Ajo shtoi se u desh të pozicionohej në PDIU në respekt të sistemit elektoral në mënyrë që të bëhej pjesë e garës.
“Në respekt të këtij sistemi elektoral që ne kemi në fuqi edhe unë bëra analizat e mia, bashkë me shumë miq dashamirës që kemi qenë prej vitesh dhe në rrugëtimin politik dhe në investimin politik për të parë këtë mundësi, për t’u angazhuar në këtë garë.
Jo se kam ndonjë lidhje paraprake politike sepse dhe në këtë moment që flasim unë s’kam pasur asnjë lloj angazhimi ose aktivizimi brenda këtij subjekti politik, por gjithmonë në respekt të ligjit që kemi në fuqi për zgjedhjet vendore, dy janë mundësitë që paraqiten. Ose të garosh si i pavarur, ose të garosh me një subjekt politik parlamentar”, u shpreh Përnaska në “EuroNews”.
Lini një Përgjigje