TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2023, 18:59

“Albana, I am watching you!!!”, Evi Kokalari kërcënon Vokshin: Nuk do të ndahem derisa ta shkrij kupolën tuaj në PD

Shkruar nga Pamfleti

“Albana, I am watching you!!!”, Evi Kokalari kërcënon

Aktivistja Evi Kokalari ka shtuar dozën e sulmeve dhe akuzave ndaj Berishës dhe mbështetësve të këtij të fundit. Edhe pse deri pak muaj më parë ishte një prej fanatikëve të tij, Kokalari e ka ndërruar pllakën.

Sot ajo ka sulmuar Albana Vokshin, teksa po ashtu shprehet se PD po drejtohet njësoj siç Enveri me Nexhmien drejtonin PPSH-në.

Albana Vokshi, I am watching you!!!

Dhe nuk do të të ndahem derisa ta shkrij kupolën tuaj dhe të hapet ajo parti, pa ju në krye që po e drejtoni si Enveri me Nexhmijen drejtuan Komitetin Qendror.

PD o do shkrihet fare, o do rithemelohet siç duhet, e bashkuar pa ju monstrat që e vetmja mënyrë për të qënë në krye është me manipulime dhe vjedhje. Kjo shpjegon afrimitetin tuaj me Metën, se ideologjikisht jeni njësoj. Dhe qëllimet për pushtet dhe pazare njësoj i keni.

Berisha të vazhdoj të flejë gjumë. PD-istet po i rrëshqasin nga duart. Dhe sërish, ajo parti do ribëhet, me apo pa Berishën, me apo pa militantet e tij, dhe demokratët të gjithë do bashkohen nën një logo, nën një vulë dhe s’do ndahen më në bazë të interesave personale të kryetarëve të saj, por do jenë të bashkuar vetëm për interesin e një partie që do ti përfaqësojë çdo anëtarë siç duhet, dhe jo ti përdorë ata sikur janë reckë, dhe njerëz pa dinjitet”, shkruan Kokalari në rrjete sociale.

kokalari voshki berisha

Lini një Përgjigje