
Gjin Gjoni, dikur gjyqtar dhe sot deputet i Partisë Demokratike, ka kaluar në ekstrem. I ftuar në një emision, ai ka kërkuar radikalizim të veprimeve nga na e opozitës. Ai ka sugjeruar hapa të tillë si ngujimi në Parlament ose grevën e urisë.
“Elementët që kanë dalë në raportin e OSBE/ODIHR-it duhet të sanksionohen menjëherë. Nuk është e lehtë sepse kërkohet konsensusi edhe i mazhorancës dhe mazhoranca nuk ta jep konsensusin. Heqja e koalicioneve parazgjedhore krijoi një defekt shumë të madh te opozita, e cila humbi disa mandate. Partia Socialiste, pavarësisht këmbënguljes së PD-së, nuk ka pranuar ndryshimet dhe ka pranuar vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike duhet të radikalizohet. Parlamenti nuk mund të vazhdojë dhe ne të jemi fasadë sepse neve kemi marrë një kosto edhe për shkak të futjes në Parlament. Qytetarët nuk janë të kënaqur”, deklaroi Gjoni.
Gjin Gjoni, pasi e shmangu vetingun, ju fut politikës. Dhe tani duket se kërkon të fusë në kaos Kuvendin.
“Kur flas për radikalizim, mendoj për ngujimin në Parlament. Tjetër mundësi është vajtja drejt grevës së urisë, por këto hapa duhet të bëhen të mirëmenduara. Deputetët duhet të sakrifikojnë për t’i dhënë një adrenalinë të shtuar qytetarëve që presin nga ne. Dhe nëse ndërmerret një hap, duhet të kemi sukses. Jo të ndërmerret veprimi dhe të mos kemi rrugëdalje. Pastaj, kthehemi përsëri dhe Parlamenti kthehet në situatën që është sot. Nuk është normale sepse nuk respektohet as Kushtetuta dhe as rregullorja. Imagjinoni, çështja e barazisë gjinore u përpoq të lihej në 3 të mëngjesit. U ndërpre debati dhe u kalua në votim”, shtoi deputeti demokrat në “A2 CNN”.
Vendi me i pershtatshem per ngujimin e ketij tipi do të ishte te plepat, ne Durres, ku ka bere "universitetin" 6-mujor. Ose te kthesa e Kamzes, ku la ne arrest shtepie turkun e droges, të cilit i shenoi si adrese apartamenti "te kthesa e Kamzes", prej nga turku avulloi.
Se mos e beni si studentet e Dhjetorit qe hyne ne greve urie e u grit populli, sidomos klasa puntore qe permbysi sistemin. E me pas keta palo studente na tregonin qe palloheshin duke ngrene cokollata, biskota e fanta. Edhe ne minieren e Valiasit atyre qe hyne ne ngreve urie ushkonte ushqimi nha tunele mbas shpine. Me tha nje here babai, kur nuk pate hajer nga ne qe luftuam e vuajtem maleve, cfare mund te prisni nga keta bythe pambuke.