"Të dyja zonat përshkruhen si enklava greqishtfolëse prej qindra vitesh. Në Zvërnec, shumica e banorëve janë të krishterë ortodoksë. Pranë fshatit ndodhet një manastir bizantin kushtuar Hyjlindëses Mari, ndërsa në jugperëndim gjendet edhe kisha e Shën Athanasit”, shkruajnë mediat greke...
Zvërneci duket se po krijon një përplasje të re mes Athinës dhe Tiranës zyrtare, ndërsa Greqia po shfrytëzon në maksimum situatën e krijuar, duke përdorur shkeljen e të drejtave të minoritetit dhe cënimin e pronave të pretenduara.
I gjithë sulmi i dirigjuar nga Athina prej të shtunës, kur edhe ndodhi përplasja në Zvërnec, po trajtohet si grabitje e pronave të minoritarëve grekë, ndërsa në thelb duket se shqetësimi që ka Greqia ka të bëjë me investimin në Zvërnec, që sipas deklaratave publike të Kryeministrit Edi Rama mund të arrijë në 4.5 miliardë euro.
Athina zyrtare dhe më pas mediat greke kanë shfrytëzuar nga momenti i parë incidentin e ndodhur në Zvërnec mes një qytetari protestues dhe disa civilëve, që paraqiten si roje sigurie në një kompani private, duke krijuar deri diku një tymnajë që në fakt duket se lidhet drejtpërsëdrejti jo me ndonjë cënim të drejtash, por me shqetësimin që krijohet nga projekti miliardash që nëse realizohet, mund të konkurojë drejtpërsëdrejti turizmin elitar në të gjitha Rajonin, përfshi edhe Greqinë.
Madje debatit që po ushqehet në Greqi i është bashkuar edhe Fredi Bejleri, sot me statusin e eurodeputetit grek të Parlamentin Europian.
“35 vjet pas rënies së komunizmit, ende nuk është sqaruar statusi i pronësisë në zonën përballë ishullit ku supozohet se Jared Kushner, dhëndri i Donald Trumpit, do të realizojë investimin. Megjithatë, duke parë kompanitë që po e shtyjnë përpara projektin, mendoj se ato nuk kanë asnjë lidhje me Kushnerin; janë kompani shqiptare”, deklaroi eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri.
Në një artikull të fundit të medias greke, madje ngrihen pretendime që jo vetëm Zvërneci është në pronësi të qytetarëve grekë, por edhe Sazani i takon Greqisë.
Sipas artikullit, gjatë përplasjeve mes forcave të policisë dhe qytetarëve që protestonin kundër ndërtimit të një kompleksi turistik luksoz në një zonë të mbrojtur bregdetare të rajonit të Vlorës, pranë fshatrave ku jeton minoriteti grek, mbeti i plagosur një shtetas me origjinë greke. Ngjarja shkaktoi reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila paraqiti një notë proteste dhe kërkoi hetim të plotë të çështjes.

Media greke shkruan se projekti në Zvërnec parashikon zhvillimin e një resorti ultra-luksoz në një zonë të mbrojtur, me një investim që tejkalon një miliard euro dhe që autoritetet e kanë cilësuar si “investim strategjik”.
Në vijim thuhet se Edi Rama komentoi pretendimet greke për Zvërnecin me tone ironike.
“Për herë të parë dëgjova dje se në atë zonë ka popullsi greke homogjene. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë, ndoshta sepse nuk e njoh çështjen. Më habiti deklarata e Ministrisë së Jashtme greke, sepse bëhej fjalë për një akt dhune, por jo për një akt dhune shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në burgjet greke. Ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me shqiptarët në rrugët e Greqisë”, tha Rama.
Dhe këtu mediat greke duket se kalojnë çdo kufi të imagjinatës duke pretenduar se edhe pse fshati ka emër sllav, ai pretendohet se banohet nga grekë, ashtu si edhe Arta (Narta) në veri të Vlorës.
“Të dyja zonat përshkruhen si enklava greqishtfolëse prej qindra vitesh”, vijon artikulli, ku theksohet se “në Zvërnec, shumica e banorëve janë të krishterë ortodoksë. Pranë fshatit ndodhet një manastir bizantin kushtuar Hyjlindëses Mari, ndërsa në jugperëndim gjendet edhe kisha e Shën Athanasit”.
Madje për mediat greke, dialekti i Zvërnecit, sipas informacionit të cituar nga Wikipedia në artikull, klasifikohet ndër variantet veriore të gjuhës greke.
“Ashtu si dialekti i Nartës, ai ka pësuar ndikime nga gjuha shqipe për shkak të bashkëjetesës së gjatë. Në Zvërnec flitet gjithashtu edhe gjuha vllahe që prej mesit të shekullit XIX. Folësit e saj thuhet se e kanë prejardhjen nga Voskopoja historike. Artikulli thekson se Voskopoja ishte një qytet me mbi 50 mijë banorë pranë Korçës, i cili u shkatërrua gjatë trazirave të shekullit XVIII dhe më vonë nga Ali Pashë Tepelena”, thekson artikulli.

Dhe në kuadrin e “hapjes së thesit”, në artikullin e medias greke thuhet se ishulli i Sazanit, më i madh i Shqipërisë, ka kaluar nëpër duar të ndryshme gjatë historisë së tij.
“Ai ka qenë nën sundimin venecian, më pas osman, ndërsa në vitin 1864 kaloi nën administrimin grek së bashku me Ishujt Jonianë. Greqia më vonë ia kaloi ishullin Shqipërisë pas presionit italian, ndërsa Italia e përdori për nevoja ushtarake. Gjatë Luftës së Ftohtë, Sazani mbeti bazë e rëndësishme ushtarake për marinën sovjetike dhe atë shqiptare. Sot, pas dekadash rëndësie strategjike ushtarake, ishulli po merr një rëndësi të re për shkak të turizmit. Ivanka Trump dhe Jared Kushner planifikojnë të investojnë më shumë se një miliard euro në zhvillimin e tij”, thuhet në artikull. /Pamfleti/
Po ujku mjegull kerkon,dhe ujku eshte greqia!gjithmone do futin hundet ne punet tona,greqia ate pret,qe te turret dhe te sulmoje,e thote edhe shprehja,perca e sundo!qe te gjitha keto Jane te trasheguara nga pushteti I atehershem qe njohu minoritetin grek,Tani keto do ndodhin gjithmone!budallenj na bene qe pranuan njohjen e minoritetit Grek,PSE nuk e njeh greku minoritetin turk ne greqi,Po thote qe Jane muslimane greke?mire te na behet,sipas kokes edhe festen!
Eh ku je o edver .... nuk tu ndane armiqte e brendshem e te jashtem .... i gjithe populli bashke me protestuesit jane tradhetare, diversante e armiq te partise...... Jane leshu te gjithe si qente pa perjashtim me kuç e maç duke shpikur lloj lloj armiqsh. Eshte shume e thjeshte, njerezit po fillojne te ndergjegjesohen, dhe ju si media mbani nje peshe e pergjegjesi per infomimin mos u beni pale, jepini ze njerezve jo maskarenjve
Timeo Danaos et dona ferentes. (VIRGJILI) ("Kam frikë nga grekët, edhe kur sjellin dhurata.") Ajo gjendet në veprën Aeneid (Libri II). Fjalët i thotë personazhi Laocoön, një prift trojan, kur trojanët gjejnë Kalin e Trojës që grekët kanë lënë jashtë mureve të qytetit. Laokoonti paralajmëron se kali mund të jetë një mashtrim, por paralajmërimi i tij shpërfillet. Më vonë del se brenda kalit fshiheshin luftëtarë grekë që mundësuan rënien e Troy. Sot kjo shprehje përdoret në mënyrë figurative për të nënkuptuar: Mosbesim ndaj dhuratave ose favoreve që mund të fshehin interesa të tjera. Kujdes ndaj ofertave që duken tepër të mira për të qenë të vërteta. Paralajmërim se një gjest miqësor mund të ketë motive të fshehta. Është një nga citatet më të njohura të letërsisë klasike dhe ka hyrë në përdorimin e përditshëm në shumë gjuhë. ________________________ Grekët në fakt kanë frikë nga shqiptarët, madje edhe nga gjuha shqipe, se e dinë shumë mirë prejardhjen e tyre. Mjafton t'iu bësh një analizë ADN grekëve dhe kuptohet kush janë ilirë dhe pellazgë. Se nhelën tërë kohës me historira të Vorio Epirit dhe helenizimit të jugut të Shqipërisë.
ADN? Dhe ajo,po të zbulon kush je ë? Po boll ore injorant me arsyetime për gjëra që nuk ja ke idenë fare. Grekët janë ata që janë,po ne çfarë mutin jemi. Na vjedhin ,vrasin,poshtërojnë nga të gjitha anët ,kurse ne e kemi mendjen te ADN,te pellazgët,te ilirët te leshi edhe te preshi... Asnjë fis nuk mund të jetë krenar për budallanë e tij! Ilirët po të kishin mundësi të shikonin çfarë mase gjysmë e formuar me ngjyrë kafe dhe erë të rëndë janë shëndrruar sot shqiptarët,nuk do të pranonin se rrjedhim nga ata
Nqs Zverneci është Helenik (sepse greket e sotem jane perzierje shqiptaro-sllavomaqedonase-vllahe-arabe-veriafrikane, etj.), atehere Athina është shqiptare.
https://www.kathimerini.gr/society/564259306/to-paraskinio-ton-epeisodion-ston-frachti-tis-svernitsas/