TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë15 Gusht 2023, 16:47

Genc Pollo, Il Mulleti, Sinan Idrizi dhe turkesha që lidh Berishën e Ramën në pazarin e markimit të karburanteve

Shkruar nga Pamfleti

 

Genc Pollo, Il Mulleti, Sinan Idrizi dhe turkesha që lidh Berishën e
Nerve Korkmaz me Edi ramën

Rasti i koncesioneve të Lotarisë Kombëtare, Pullës Fiskale, kromit, bakrit, plazheve për oligarkët e ngjyrosjes së karburanteve, që i dha Saliu më 2013-ën e i mbajti dhe u zgjati afatet Edi Rama, tregojnë se “non grata” e Babloku  janë ortakë pazaresh, që në sy të SHBA aktrojnë si “armiq të betuar”...

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, nuk janë të lidhur vetëm në pazarin e kullave, dhe as vetëm te Lotaria Kombëtare, Pullat Fiskale e Pompat e Karburantit etj., por dhe te pazari i koncesionit “Markimi i karburanteve”.

Janë të lidhur me personazhe të tjerë, që u përkasin dy krerëve të politikës: njeri “non grata” e tjetri që bën sikur mbështet linjën Amerikane kundër plakut “non grata”, por faktikisht këta ndajnë bashkë pjesët dhe zonat e bizneseve të mëdha.

Me Vendim Qeverie Nr. 489, datë 9 gusht 2023, kryeministri Edi Rama zgjati me 1 vit afatin koncesionit “Markimi i karburanteve”, kur sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 200, datë 13 mars 2013 dhe kontratës së datës 1 gusht 2013, firma private “Global Fluids Integrity SA” (GIF), duhej që t’ia dorëzonte 100% koncesionin qeverisë shqiptare e ta vazhdonte dogana.

Por Sali Berisha, nëpërmjet Ismail Mulletit (Ili), Genc Pollos e Shkëlzen Berishës dhe Edi Rama nëpërmjet sekserëve e ortakëve të “F.K Flamurtari” Sinan Idrizi dhe turkeshës Nerve Korkmaz, më 16 shkurt 2022 bënë kalimin formal të 99.93% aksione te ky grup i Bablokut.

Ndërsa grupi Berisha- Pollo- Mulleti mbajtën 0.07% të pronësisë së koncesionit Markimi i Karburanteve, por realisht kanë 50% të tij duke fshehur ortakërinë me grupin Rama- Idrizi e turkesha Nerve Korkmaz, zyrtare e Erdogan dhe menaxhere e bizneseve të dhëndrit të tij.

Lidhja e pazarit Berisha- Rama në këtë koncesion, nisi në muajin qershor 2015, kur Edi Rama kryeministër, me vendim qeverie i hoqi licencën dhe i anuloi kontratën e koncesionit Ismail Mulletit, por pas 3 muajsh ia dha përsëri dhe vazhdoi deri më 1 gusht 2023.

Një muaj pas rikthimit të licencës e kontratës, më shtator 2015, firma “Global Fluids International S.A” (GFI) e grupit Berisha-Pollo-Mulleti, transferoi 99.912% të koncesionit të markimit të karburanteve te firma “Petroleum Consulting Partners A.G”, ku del se ortake e vetme është turkesha e Sinan Idrizit dhe “miknesha” e Erdogan.

Ndërsa më 16 korrik 2021, për të fshehur gjurmët, firma ndryshoi emrin duke e bërë “Petrolium Consulting Partners LLC”, që aktualisht është firma me pronare turkeshën Nerve Korkmaz, e cila më 16 shkurt 2022 bleu formalisht 99.93% të koncesionit “Markimi i karburanteve” nga grupi Berisha-Pollo-Mulleti.

Ndërsa më 1 gusht, kryeministri Edi Rama e zgjati me 1 vit këtë koncesion, duke i krijuar mundësinë grupit të Saliut e grupit të Sinan Idrizit edhe për 15 milionë Euro neto, ndërsa gjatë 10 viteve iu zhvatën 150 milionë Euro përdoruesve të makinave si “taksë e ngjyrosjes”.

Referuar kësaj ortakërie të maskuar pas gjoja “armiqësisë” për çështjen “non grata”, nuk është çudi që grupi i Bablokut, Sinan Idrizit e ortakes së tij turke Nerve Korkmaz, të jenë ortakë ilegalë me grupin e Saliut dhe në biznesin “Air Albania” të avionëve turq.

Rasti i kullave, koncesioneve të Lotarisë Kombëtare, Pullës Fiskale, kromit, bakrit, plazheve për oligarkët e ngjyrosjes së karburanteve, që i dha Saliu më 2013-ën e i mbajti dhe u zgjati afatet Edi Rama, tregojnë se “non grata” e Babloku  janë ortakë pazaresh, që në sy të SHBA aktrojnë sikur janë “armiq të betuar”./Pamfleti

genc pollo il mulleti sinan idrizi markimi i karburanteve nerve korkmaz

Lini një Përgjigje