TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 7 Gusht 2023, 17:15

‘CEZ-DIA’, ‘Gërdeci’ dhe “Partizani”, tre dosjet në SPAK që ia kanë “ngrirë” buzëqeshjen në buzë” Ilir Metës, Sali Berishës dhe Fatmir Mediut

Shkruar nga Pamfleti
‘CEZ-DIA’, ‘Gërdeci’ dhe “Partizani”,
Ilir Meta, Sali Berisha dhe Fatmir Mediu

Sa herë përmendet afera CEZ-DIA, krye hajduti Ilir Meta acarohet dhe humb ekuilibrin mendor duke kërcënuar, mbasi deri më 22 shkurt 2023 kur e thirri SPAK, ai kishte menduar se dosjen e kësaj super-vjedhjeje ia kishte mbyllur shërbëtori Adriatik Llalla...

Pavarësisht se për CEZ-DIA, është dënuar Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dosja është rihapur dhe është marrë në pyetje Ilir Meta, si personi që ka inskenuar skemën e vjedhjes dhe është përfitues financiar kryesor.

Frika nga provat ekzistuese e të reja, e ka futur në panikun e prangave Ilir Metën, për faktin se drejtësinë nuk e ka më në dorë ai si në kohën e Gjin Gjonit e Adriatik Llallës, por e kanë amerikanët, të cilët kanë rekomanduar SPAK-un për rihapjen e dosjes CEZ-DIA.

Gjatë marrjes në pyetje, Ilir Metës iu vunë në tavolinë prova dhe dëshmi të reja për këtë aferë kriminale, që kanë lidhje direkt e plotësisht me implikimin e tij, si organizator  i vjedhjes, të cilat ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i la jashtë dosjes hetimore.

Prandaj themi, që në këto rrethana të reja penale, dosja e ri-hapur CEZ-DIA për Ilir Metën, është me të njëjtin efekt psiko-paniku si dosja e ri-hapur e Gërdecit për Shkëlzenin e Fatmir Mediun dhe si dosjet “21 Janari” e ish-kompleksi “Partizani” për Saliun.

E vërteta është, se Ilir Meta ka paguar miliona lekë e shpërblime me poste për prokurorë, gjyqtarë e familjarë të tyre, dhe është kujdesur me kërbaç për mbyllje goje të dëshmitarëve, që  emri i tij të hiqej nga dosja hetimore e çështja të pushohej.

Por SPAK, disponon dëshminë e plotë të ish-ambasadorit të ndjerë Qazim Tepshi, i cili ka thënë se ka qenë i urdhëruar e i ngarkuar nga Ilir Meta, për të prezantuar Kastriot Ismailajn te shefat e CEZ në Çeki, si të besuarin e tij dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po kështu, SPAK ka dëshminë e të ndjerit Zamir Stefani, ish-Drejtor Juridik i Ministrisë së Energjisë, i cili para komisionit parlamentar e para prokurorëve, deklaroi se urdhrin për të hartuar kontratën CEZ-DIA e kishte marrë nga Ilir Meta dhe firmosi nën urdhrat e tij.

Pas nisjes së hetimit dhe dëshmive të para të ambasadorit Qazim Tepshi e ish drejtorit juridik Zamir Stefani, të dy vdiqën befasisht nga “Ataku Kardiak”, por thuhet se eleminimi i tyre u porosit nga Ilir Meta, si i vetmi i interesuar për të zhdukur provat e dëshmitarët./Pamfleti

cez-dia gërdeci berisha meta mediu shkëlzeni

Lini një Përgjigje