TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Gusht 2023, 19:33

Monika, “cironkat” dhe “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
Monika, “cironkat” dhe “peshqit e mëdhenj” të
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Zonja e zezë e “Perandorit” të korrupsionit, Ilir Meta, zbuloi “peshqit e mëdhenj” dhe kërkon ndëshkimin e tyre, duke bërë moral ndershmërie para shqiptarëve, nga luksi i Vilës-Park me sipërfaqe 3000 m2 e vlerë disa milionë Euro në Lalz

Ditën që SPAK njoftoi se kishte sekuestruar inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi shprehu “lumturinë” që po luftohet korrupsioni shtetëror, duke thënë: - “Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te ‘peshqit e mëdhenj’; Rama, Agaçi, Veliaj”.

Pra, Monika, Zonja e zezë e “Perandorit” të korrupsionit, Ilir Meta, zbuloi “peshqit e mëdhenj” dhe kërkon ndëshkimin e tyre, duke bërë moral ndershmërie para shqiptarëve, nga luksi i Vilës-Park me sipërfaqe 3000 m2 e vlerë disa milionë Euro në Lalz.

Që Rama, Agaçi e Veliaj janë “peshq të mëdhenj” të korrupsionit, kjo dihet tashmë e nuk ka nevojë për koment, sepse çdo ditë ua kemi denoncuar aferat, madje edhe kur Monika me Ilirin hanin në një çanak me ta, të cilat po i vërteton dhe drejtësia.

Po me njësinë matëse të Monikës, rezulton që Ilir Meta është “cironkë” në krahasim me treshen Rama, Agaçi, Veliaj, kur dihet që është “balena” e korrupsionit, vjedhjeve dhe autorë eleminimi e zhdukje biznesmenësh dhe politikanësh.

P.sh., afro 700 milionë Euro është afera CEZ-DIA, të cilën e sajoi, urdhëroi dhe realizoi Ilir Meta me miratim të Sali Berishës, duke futur në pjesë dhe Shkëlzenin, madje inskenoi vdekjen me “Atak Kardiak” të 2 dëshmitarëve: Ambasadorit Qazim Tepshi e Drejtorit Juridik  të Ministrisë së Ekonomisë, Zamir Stefani.

Këtë aferë, nuk mund ta bëjnë dot “cironkat”, por “balenat” e pushtetit, të korrupsionit e krimit; dhe si i tillë për CEZ-DIA, Ilir Meta u thirr në SPAK si bosi nën hetim para 6 muajve.

Monika Kryemadhit i dolën dokumente bankare, si ortake me oligarkët rusë të Putin në sektorin e naftës dhe përfituese milionash; gjë të cilën nuk mund ta bëjnë dot “cironkat” e korrupsionit si Alqi Bllako e Dashamir Xhika i rrugëve që çdo natë i dërgonin Monikës thasët me para në Lalz, por e bëjnë vetëm “balenat” si ajo e Iliri, që kanë pasur pushtet dhe vazhdojnë e ndajnë pushtet nën rrogoz me Edi Ramën e strukturat kriminale aktive.

Nëse nuk do ta dinim, se çfarë zullumesh korrupsioni e batërdie vjedhjesh kanë bërë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, atëherë do besonim vërtetë se janë “cironka” korrupsioni.

Gjithsesi, SPAK duhet ta zbatojë thirrjen e Monikës për t’u ngjitur te “peshqit e mëdhenj”, një prej të cilave është Ilir Meta i “një mijë e një” aferave e krimeve./Pamfleti

monika kryemadhi peshqit e mëdhenj korrupsioni

Lini një Përgjigje