TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Korrik 2023, 22:01

Nga Tavo te Vasili e Kryemadhi, si malësori i Skraparit po i bën ‘kurban’ të gjithë për të shpëtuar veten!

Shkruar nga Pamfleti
Nga Tavo te Vasili e Kryemadhi, si malësori i Skraparit po i bën
Si malësori i Skraparit po i bën ‘kurban’ të gjithë për të shpëtuar veten

Në korridoret e drejtësisë po flitet ditët e fundit se nuk do jetë e largët përballja e Metës me drejtësinë dhe malësori i Skraparit ka nisur manovrat...

Ilir Meta, ndoshta për herë të parë, po e ndjen veten në hall të madh. Në vështirësi politike është gjendur gjithmonë, mirëpo këtë herë duket se është për “jetë a vdekje”.

Pavarësisht planit të tij për u bërë President dhe pazareve në prapaskenë, dyert e burgut duket se janë hapur. Nga gjithë politikanët në vend, Ilir Meta rezulton ai i cili e nisi politikën me një shtëpi të marrë nga privatizimi dhe sot noton në vila, dublekse dhe luks. Kur Monika e reklamonte shtëpinë te Gjiri i Lalëzit se kishte banjo dhe për macen, nuk ja merrte mendja se do trokiste ora dhe për ta. Tani që kambanat po fillojnë të bien, duket se nuk dinë ku të fusin kokën dhe kanë nisur manovrat.

Në korridoret e drejtësisë po flitet ditët e fundit se nuk do jetë e largët përballja e Metës me drejtësinë dhe malësori i Skraparit ka fillur lëvizjet e dëshpëruara. “Pamfleti” ishte i pari që pak ditë më parë lajmëroi se Meta po tentonte të dërgonte në burg Monikën për të shpëtuar veten. Sot janë dhënë sinjalet e para.

Meta doli në një emision televiziv dhe u pyet mbi lobimet e LSI në SHBA. Meta po hetohet për një aferë 700 mijë dollarë. Por ai u shpreh: “Unë mbaj përgjegjësi vetëm për kohën kur kam qenë vetë kryetar”. Pra Meta deklaroi se do marrë përgjegjësi deri në prill të vitit 2017, ndërsa pas kësaj date përgjegjësinë e Kanë Tit Vasili me Monikën.

Për të qenë më të thellë, në prill 2017 Meta la teserën e LSI dhe kreun e saj dhe atë e mori Vasili. Pasi humbi zgjedhjet e qershorit, Petrit Vasili u largua dhe drejtimin e mori Kryemadhi, deri më 25 korrik 2022 kur dhe u themelua PL.

Ndërkohë te lobimet del edhe Vangjel Tavo, të cilin Meta e ka shitur të parin. Kur u publikua skandali nga Mother Jones,  Lëvizja Socialiste për Integrim publikoi pyetjet dhe përgjigjet që janë këmbyer mes saj dhe gazetarëve.

LSI e pranonte se Tavo e njihte avokatin grek që kishte firmosur kontratën në favor të LSI-së me kompaninë amerikane të lobimit, por sipas LSI kjo kontratë më pas u ndërpre dhe nuk u realizua kurrë.

Por ndaj një pyetje tjetër se kompania guackë që dyshohet se ka lobuar për LSI-në kishte paguar për një takim të përfaqësuesve të LSI në SHBA, LSI mohoi që të ketë angazhuar zyrtarisht ndonjë përfaqësues së saj në datat kur Vangjel Tavo është takuar në SHBA me disa senatorë, por nuk e mohoi që vetë Tavo të ketë qenë në SHBA në datat e lartpërmendura. Për një gjë të tillë, LSI i ka “larë” duart me Tavon duke thënë se Mother Jones për një gjë të tillë duhet të pyesë vetë Tavon nëse ka qenë për ndonjë vizitë private në atë periudhë.

Pra Tavo ishte i pari, ndërsa sot ishin Vasili e Kryemadhi.  Sipas burimeve, Meta po mundohet të dërgojë në burg gruan, me idenë se ajo është femër dhe do të dënohet pak, pasi e di se po u kopsitën letrat për të, do jenë shumë vite.

Por ka një kleçkë. Monika del te rusët dhe te ndërhyrjet estetike, por sa u takon lobimeve, Metën nuk e shpëton do asnjë. Faktet janë fakte. Lobimet për të cilat akuzohet Meta janë kryer në vitin 2016 dhe në fillim të 2017, pra periudha kur vetë Meta ishte kryetar dhe që merr përsipër të përgjigjet. Pas kësj periudhe nuk ka pasur më lobime.

Janë 700 mijë dollarë nuk dihet nga kanë dalë dhe pakti me kompaninë “McKeon Group” është firmosur nga Meta. Kështu që ish-kreu i LSI do e ketë pisk punën nëse SPAK tregohet i guximshëm. /Pamfleti

meta lobime dosja

Lini një Përgjigje