TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Korrik 2023, 17:03

Cilat janë dosjet që kanë nxjerrë Ilir Metën nga qarkullimi?

Shkruar nga Pamfleti
Cilat janë dosjet që kanë nxjerrë Ilir Metën nga
Ilir Meta

Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e  Ahmetajt janë trembur shumë politikanë, por Ilir Meta duket se ka dalë nga qarkullimi. Në korridoret e drejtësisë flitet se SPAK mund të trokasë në derën e tij këtë verë...

Lëvizjet e fundit të SPAK kanë futur në ankth të gjithë klasën politike. Si majtas ashtu dhe djathtas kanë filluar të tremben dhe po tregohen të kujdesshëm në bisedat telefonike, mesazhet apo e-mailet që dërgojnë. Shumë të tjerë po mundohen të zhdukin gjurmët. Megjithatë, për shumë të tjerë provat janë sheshit dhe laku po ngushtohet.

Në korridoret e politikës dhe drejtësisë flitet se këtë herë shënjestra e SPAK do të jetë djathtas. Janë disa dosje sensitive që po hetohen dhe të rrezikuar janë Meta, Berisha, dhëndri i ish-kryeministrit dhe djali i tij.

Por duket se më i shqetësuari është Ilir Meta. Që pas zgjedhjeve të 14 majit ai ka dalë nga qarkullimi. Kreu i PL nuk ka dalë në studio televizive dhe ka qendruar larg aktivitetit politik. Statuset e tij në rrjetet sociale janë fokusuar kryesisht te Kosova, ndërkohë që edhe konferencat e shtypit kanë munguar. Për skandalet e fundit të qeverisë po ashtu nuk ka pasur fare reagime. Por pse Meta është “strukur”?

Në SPAK janë disa dosje sensitive dhe thuhet se janë drejt kopsitjes.

Dosja e parë që frikëson ish-presidentin është padyshim ajo e aferës CEZ-DIA. Ndaj tij ka pasur një padi nga juristi Romeo Kara dhe SPAK pak kohë më parë e mori në pyetje Metën. Madje flitet se ka dhe dëshmitarë të penduar, teksa po ashtu në pyetje është marrë dhe Kastriot Ismailaj. Gruaja e këtij të fundit në një deklaratë të pak kohëve më parë ka treguar qartë se si Meta ka marrë shuma të mëdha parash prej tij.

Flitet se kush ngjit shkallët e SPAK ka prerë biletën e burgut dhe Meta e ka hedhur atë hap. Dosja CEZ-DIA cilësohet si një ndër aferat më të mëdha korruptive.

Një dosje tjetër që po hetohet është ajo e lobimeve në SHBA. Dyshimet janë se kur Meta ishte kryetar i LSI ka shpenzuar afro 500 mijë dollarë për lobime në SHBA, para që nuk janë deklaruar askund. Madje kjo shumë ka shumë mistere se nga e ka prejardhjen. SPAK ka dërguar një letër-porosi në SHBA.

Po ashtu SPAK po heton Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për ndërhyrjet e shumta estetike. Faturat e publikuara tregojnë se ata kanë shpenzuar afro 300 mijë euro për dobësim dhe ndërhyrje të tjera, por që nuk janë deklaruar në ILDKP shumat në fjalë.

Ndaj tyre ka dhe dy padi, një për fshehje pasurie dhe një për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Padi të bëra nga ish-deputeti Halit Valteri dhe gazetari Adriatik Doçi.

Po Halit Valteri bëri një padi për dokumentet që qarkulluan kohët e fundit se Monika Kryemadhi ka marrë para nga rusët. Janë shumë dokumente dhe shumë fatura bankare që ngrenë mjaft pikëpyetje.

Dyshimet janë se për shkak të këtyre 6 dosjeve, Meta ka vendosur të qeëndrojë në heshtje dhe të tentojë të luajë gurët në prapaskenë, me shpresën se do ja hedhë paq. /Pamfleti

meta spak dosje

Lini një Përgjigje