Pasi e kuptoi se padia nuk kishte vlerë, Berisha vendosi të bënte të njëjtën gjë që bëri Adriatik Llalla, duke shpresuar se do të fitonte besimin e amerikanëve. Ai pajtoi një kompani lobimi në SHBA për të pastruar imazhin. Por duket se as kjo nuk ka dhënë rezultat....
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se gjithë jetën do të jetë i damkosur nga amerikanët. Edhe pse ka dy vite që përpiqet lartë e poshtë të heqë njollën e “non gratës”, duket se nuk po ja del në asnjë aspekt. Për SHBA dhe britanikët ai është i korruptuar dhe i lidhur me krimin dhe do vijojë të mbetet i tillë.
Pasi sekretari Blinken i nxori “fletërrufenë”, Berisha nxitoi të reagonte duke deklaruar se do të bënte një padi për shpifje në Francë, kundër kreut të DASH. Madje nxori dhe një avokat. Por nuk u mor vesh kurrë se çfarë u bë me atë padi. Berisha tha se e dorëzoi në gjykatë, por ato copa letrash nuk i përfilli askush. Vetë Berisha në disa dalje për mediat e ka pranuar se ishte një nismë e dështuar ajo e padisë, pasi nuk mendohet që një gjykatë jashtë SHBA të hapë gjyq ndaj Sekretarit të Shtetit.
Pasi e kuptoi se padia nuk kishte vlerë, Berisha vendosi të bënte të njëjtën gjë që bëri Adriatik Llalla, duke shpresuar se do të fitonte besimin e amerikanëve. Ai pajtoi një kompani lobimi në SHBA për të pastruar imazhin. Berisha ka lidhur një kontratë me "Prime Policy Group". Sipas kontratës, shërbimi konsiston në: “Advokimin për këndvështrimet e klientit mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe problemet rajonale në Ballkan”.
Berisha e shiti kontratën si një kontratë pa pagesë. Ai tha se përmes lobuesit do mblidhte informacione se përse u shpall i padëshiruar dhe do të vite në vend dinjitetin. Lobimi ka nisur që fund të muajit prill. Po bëhet muaji i tretë dhe Saliu nuk e zë më në gojë.
Amerikanët jo vetëm që nuk kanë ndryshuar qëndrim, por asnjë senator a kongresmen nuk ka thënë gjysmë fjalë për kreun e Rithemelimit.
Sipas informacioneve, Berisha po tenton të ndikojë edhe te ambasadori i ri që do të vijë, por edhe aty nuk po ja del dot. Ai shihet si një individ më i fuqishëm se Yuri Kim dhe lufta ndaj të korruptuarve është prioritet numër një i tij. Kongresmenë, senatorë, zyrtarë, ambasadorë, etj., janë të gjithë në unison kur vjen puna te politika e SHBA. Askush prej tyre nuk del kundër vendimit të DASH apo presidentit, që do të thotë se Berisha do e ketë të mbyllur derën gjithmonë. SHBA nuk bën kompromis me “non gratat” dhe sado Saliu të bëjë padi dhe të hedhë miliona për lobime. /Pamfleti
Lini një Përgjigje