TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 7 Korrik 2023, 09:58

Pse sillet Edi Rama rreth Ballkanit “veshur” me flamur amerikan?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
 Pse sillet Edi Rama rreth Ballkanit “veshur” me flamur amerikan?!

Edhe në Kosovë shkon si Bablok që ka tagër t’u heq veshin ca kalamajve të Ballkanit, të mos zihen për territore, ndërkohë që mban dhëmballën me dorë më dukshëm se ish kryeministri Pandeli Majko që të paktën pritej mirë si vëlla dhëndri...

Kohët e fundit, Babloku ka filluar ta mendojë fundin. Si njëri ndër ‘Peshqit e Mëdhenj’, ende noton mes ujërave të besimit dhe mosbesimit. I ngjan në ëndërr se si Albin Kurti doli më trim se Vladimir Putin dhe McGonigal më i korruptuar se Sali Berisha.

Albini ka nisur ta nënvlerësojë, ta përçmojë, sa as telefonin nuk ja hap, dhe Bablokut po i bëjnë sytë xixa dhe ndjen turp edhe nga rojet.

Nuk ja gjen dot modelin as botës virtuale të sunduesit arrogant, as kundërshtarëve që e kanë më zor të humbin se të fitojnë mbi klikat; as vetvetes, e në këtë pol ku e ka nxjerr koha, as rrugët për në perëndim nuk i ka të çelura, pasi realiteti ka mbyllur kapitullin “kap ç’të kapësh” dhe ka çelur pamjet e dedektorëve nuklear për çlirimin nga e shkuara.

Amerikanët ia kanë vënë ‘kufirin te thana’.

Ka kohë me marrëdhënie të ngrira, as bëhet fjalë të kalohet ‘Pacifiku’, pasi nuk i dihet, mund të ngelë i varur në ndonjë degë fiku.

Qëndrimi i firmosur dhe vulosur i gjithë hajdutëve në një instikam antiamerikan, në kushtet kur pasanikëve të Ballkanit u ka rrëshqitur keq toka nën këmbë, ku transparenca e pasurive u rrezikon sekuestro dhe ndëshkim, ka zgjuar një reagim pa substancë, snob, edhe tek Babloku, që nuk i ka ngelur asgjë, përveçse kudo vete, të vishet me flamurin amerikan.

Antiamerikan me flamur amerikan e provoi edhe Ilir Meta kur ishte President Republike. Edhe ai u soll rreth rrugës së Elbasanit me tanke ruse, por nuk guxoi sa Babloku që po i bie rrotull Ballkanit Perëndimor.

Pasi dështoi të fusë brenda Serbisë Ballkanin, i vetëm, në një moment emocionesh të rënduara psikologjike, mbylli me dry portat e Ballkanit të Hapur dhe tha, kaq e pat, ky gabim na rrezikon.

Por rreziku është më i madh se kaq.

Asnjë reagim nga ata që punuan dy vjet kot, madje as nga Aleksandër Vuçiç që Babloku shtiret sikur i vuri kufirin tek thana, asnjë diskutim nga naivët që nuk paskan pasur asnjëri kopje të drynit, asnjë ndëshkim, pasi Babloku është mjeshtër i demagogjive, kudo shkon merr me vete flamurin amerikan e bën liderin.

Pasi mbylli Ballkanin e Hapur, jo vetëm ju bashkua një nisme tjetër, por që ditën e parë doli në krye të Procesit të Berlinit që e injoronte publikisht.

Edhe në Kosovë shkon si Bablok që ka tagër t’u heq veshin ca kalamajve të Ballkanit, të mos zihen për territore, ndërkohë që mban dhëmballën me dorë më dukshëm se ish kryeministri Pandeli Majko që të paktën pritej mirë si vëlla dhëndri.

Vëllazëria  i ka humbur lidhjet dhe gjaku nëpër deje valon si mes armiqve.

Kush është helmuar, thua ti, Albini apo Babloku?

Do Perëndia e kjo pikë e zezë nuk bëhet njollë gjigande e të përhapet në një hapësirë më të madhe se pyetja; Ç’ka Edi Rama që sillet rreth Ballkanit “veshur” me flamur amerikan?!/Pamfleti

babloku ballkani flamuri amerikan kosova

Lini një Përgjigje