TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Korrik 2023, 17:54

Urdhri 14033 i Joe Biden për hetimin financiar të kriminelëve dhe politikanëve shqiptarë; një mision trepalësh zbarkon në Dubai

Shkruar nga Pamfleti
Urdhri 14033 i Joe Biden për hetimin financiar të kriminelëve dhe
Urdhri i Joe Biden

Misioni i zbulimit ekonomik-financiar në Dubai ka lidhje me faktin, që vitin e fundit, është shtuar presioni i SHBA-BE ndaj qeverisë, agjencive anti- korrupsion e drejtësisë shqiptare, për të bllokuar pasuritë kriminale të politikanëve e shtetarëve shqiptarë, kudo që i kanë fshehur...

Pas dy vitesh gjurmime nga agjencitë e SHBA-BE, për pasuritë që politikanët shqiptarë e zyrtarët kanë fshehur jashtë vendit, institucionet e hetimit financiar, kanë nisur zbatimin e detyrueshëm të Urdhrit Nr. 14033, datë 7 qershor 2021 të Presidentit Amerikan, Joe Biden.

Në këtë urdhër, thuhet: - Plani goditës përfshin politikanët e çdo harku kohor në Shqipëri, që janë përfshirë në korrupsion, pastrimin e parave, krim të organizuar, transferim, fshehje dhe aktivizim të aseteve të paligjshme jashtë kufijve shtetëror, qofshin autorë përgjegjës, bashkëpunëtorë të përfshirë drejtpërdrejtë ose indirekt në korrupsion me pasojë cenimin e interesave të Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor e Shtetit Amerikan.

Zbatimi i këtij urdhri ka nisur nga Dubai, shteti “oaz” i miliardave të korrupsionit e trafiqeve dhe strehë zyrtarësh të korruptuar e kriminelësh në kërkim; drejt të cilit, më 2 korrik 2023 ora 13:00, është nisur me mision një ekip trepalësh nga qeveria e drejtësia shqiptare.

Sipas dokumentit dhe informacionit që disponon “Pamfleti”, konfirmohet se drejt Dubait janë nisur 3 zyrtarë të Parandalim-Pastrimit të Parave, 2 agjentë të BKH dhe 2 ekspertë të Ministrisë së Financave për hetimin e balancave paga-shpenzime dhe skemat e fshehjes së pasurive.

Urdhri 14033 i Joe Biden për hetimin financiar të kriminelëve dhe

Organizimi i nisjes së tyre, direkt në Dubai me linjën “Fflydubai” e jo me tranzit nga Stambolli, ka filluar qysh më 5 qershor, si masë paraprake sigurie, duke vendosur kushte ndaj agjencisë ajrore, për ndryshim emrash deri 30 minuta para paraqitjes te Checking në Rinas.

Në Dubai, ekipin trepalësh të Drejtorisë së Parandalim-Pastrimit të Parave, të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Ministrisë së Financave, do ta presin agjentë të FBI e EUROPOL, të cilët kanë shkuar qysh me 10 qershor.

Ekipi shqiptar do qëndrojë 5 ditë në Dubai, me mision për të marrë dosjet e pasurive, depozitave dhe bizneseve që politikanë e zyrtarë shqiptarë të çdo sektori, kanë fshehur e zhvillojnë atje direkte vetë, ose me familjarë, ortakë e eksponentë të botës së krimit të huaj apo shqiptarë.

Siç janë p.sh., të arratisurit Amant Josifi i rrjetit Call-Center të Olsi Ramës, Dorjan Duçka i skandalit “McGonigal-Neza”, Sinan  Idrizi i çarterit të Bablokut, Trifon Murataj i “Bana-King” sponsor i PS, PD, LSI, Florenc Çapja i Taulant Ballës etj.

Duke qenë se, Shteti Shqiptar nuk ka akses kontrolli, hetimi e sekuestrimi financiar në Dubai; janë FBI e EUROPOL që kanë bërë marrëveshje konfidenciale me Këshillin Federal të Trafikut Ekonomik-Financiar të Emirateve dhe me Shtabin e Përgjithshëm të Policisë së Dubait (CID), për të marrë dosjet e pasurive, llogarive dhe bizneseve të politikanëve e zyrtarëve shqiptarë.

Sipas informacionit, skedat janë bërë gati nga agjentët e FBI-EURPOL, mbështetur në emrat e politikanëve që ka dërguar pala shqiptare dhe emrave që kanë zbuluar ata në regjistrat Bankar, Kadastral, tatimor e doganor të Emirateve.

Me këtë drejtim misioni nga partnerët, pala shqiptare ka vetëm një detyrë: të marrë e dorëzojë në SPAK, dosjet e pasurive që zyrtarë shqiptarë kanë me emrat e tyre në Dubai, ose të fshehura persona të tjerë, ndërsa dosjet që prekin interesat e SHBA, do çohen te Drejtësia Amerikane.

Misioni i zbulimit ekonomik-financiar në Dubai, ka lidhje me faktin, që vitin e fundit, është shtuar presioni i SHBA-BE ndaj qeverisë, agjencive anti- korrupsion e drejtësisë shqiptare, për të bllokuar pasuritë e zeza të politikanëve e shtetarëve shqiptarë, kudo që i kanë fshehur./Pamfleti

urdhri i joe biden komision trepalësh dubai

Lini një Përgjigje