TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë28 Qershor 2023, 18:57

Saliu terbohet si djalli në “shishen” e Edi Ramës që tapën e mbajnë dy ambasadorë amerikanë

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Saliu terbohet si djalli në “shishen” e Edi Ramës që
Djalli në shishe

Babloku njihet në fshat si gruaja që ka futur shumë djaj në “shishe”. Edhe kur u fut në Shtëpinë e Bardhë për fotografi me Presidentin Barack Obama, askush nuk ja tërhoqi veshin për punët e zeza, pasi nuk hyri si burrë, por si ajo gruaja e fabulës që ka futur Djallin në “shishe”.

Sali Berisha po sillet si Xhind në “shishe” të Edi Ramës. Përplaset e tërbohet, pasi tapën nuk e ka Babloku, por ambasadorët amerikanë Yuri Kim dhe David J. Kostelancik.

Pasi nuk mund ta humbë pasurinë dhe vetveten, duke shkuar përpara drejtësisë i vetëm, përqafoi sfidën e fshehur në dosjen McGonigal, për ta trembur Bablokun të sillet mirë me të e me hile me amerikanët, ta fshehin shishen se Yuri Kim nuk ka besë me tek Demonët që përfaqësojnë të fshehtat më të zeza.

Normale ta ndjejë veten mirë aty, se po ja hapin “tapën”, e hëngri Saliu, e mori SPAK-u.

Babloku njihet në fshat si gruaja që ka futur shumë djaj në “shishe”.

Edhe kur u fut në Shtëpinë e Bardhë për fotografi me Presidentin Barack Obama, askush nuk ja tërhoqi veshin për punët e zeza, pasi nuk hyri si burrë, por si ajo gruaja e fabulës që ka futur Djallin në “shishe”.

Me “shishe” në dorë, “dama” e Bilal Shehut, shihej si femra që pasi kishte fjetur në “krevat” me Vladimir Putin, Erdogan, Tony Blair, kishte taposur gjithë “Xhindet” që deri aty kishin orientuar Botën nëpër rrugë e veprime djallëzore.

Asnjëherë asaj “shisheje” nuk ju hap gryka, se “tapën” nuk e mbante vetë, por amerikanët.

Pse të ndodhë kataklizmo?!

Xhind kishte aty e nuk dihet çdo ndodhë. Të vetët i kishte lënë nëpër biznese e punë të lakmuara, e ai festonte krah Presidentit të SHBA-ve si mashtruesi më i famshëm i Globit.   

Edhe pse ka dhunuar publikisht flamurin amerikan, paguan para nga taksat e shqiptarëve, pozon si pro amerikan, shkrep blitze me Presidentin, xhvishet nga detyrimet e përgjegjësitë kushtetuese, kthen këmbët mbrapsh e niset për misione të tjera.

Ai kur do, kujdeset për Xhindet e veta.

Bilal Shehu, edhe pse me shtetësi amerikane e hëngri burgun, Babloku e hapi edhe më shumë oreksin për ambicie të tjera diplomatike, për ç’akordimin e ca akordeve, ndoshta aksidentale për fshehjen e 4 Klaneve Mafoze që kishte zbuluar ambasadori Donal Lu.

Në sfondin e një shfaqjeje apo kurajoje interesash sekrete, pasi kapi për veshi Fevziun e Aleksandrit të Madhe të një televizioni turk të Tiranës, futi në “shishe” edhe kreun e FBI për New Yorkun McGonigal.

Edhe ish kryespiuni ndihet mirë me tapë të mbyllur, kërkon gjykim të shkurtuar.

Kur vihet në dyshim vullneti i pranimit dhe mohimit, aty tek “shishja” ku Babloku ka Djajt e vet, nuk ka qelq, por mure të trasha tempujsh që më shumë se mburoja, janë strategji.

Që të mos pengohet nga vetvetja, nga mentori i tij prej 10 vitesh, Saliu tërbohet si Djalli në “shishen” e Edi Ramës që tapën e mbajnë dy ambasadorë amerikanë./Pamfleti

saliu shishja e edi ramës dy ambasadorë amerikanë djalli

Lini një Përgjigje