TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Korrik 2023, 16:37

Babloku ftoi Gaz Demin, Tërmet Peçin e Rakip Sulin në pritjen e Klinton, nuk ftoi presidentin Bajram Begaj

Shkruar nga Pamfleti
Babloku ftoi Gaz Demin, Tërmet Peçin e Rakip Sulin në pritjen e
Poshtërimi i Bablokut ndaj Presidentit

Presidenca e fshehu poshtërimin publik që i bëri kryeministri, duke thënë se presidenti Barjam Begaj mungoi, pasi prej 1 jave ishte i sëmurë në regjim shtrati, por faktet zyrtare tregojnë se ai ishte në zyrë dhe top nga shëndeti e oreksi ...

Në rrjetet sociale po bëhet humor, me faktin që kryeministri Edi Rama shpërfilli dhe nuk futi Presidentin Bajram Begaj, në ceremoninë e pritjes dhe nderimit të ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton. Por që realisht është skandal shtetëror, pavarësisht personalitetit të Bajram Begajt.

Mirëpo përveçse i mori kompetencën e dekoratës, Babloku e poshtëroi president Bajramin deri në atë derexhe, sa atë nuk ftoi në ceremoni, ndërkohë që ftoi mikeshat e Lindës, shef Gazin e Olsit, pronarin e  restorant “Ceren” në Surrel ku ha e pi deri në mesnatë, drejtorë, sekretare ministrash dhe deri te Tërmet Peçi e Rakip Suli.

Sikur të mos mjaftonte ky turp që bëri kryeministri, Presidenti nuk guxoi t’u thoshte shqiptarëve të vërtetën, por e fshehu duke  mashtruar sikur ishte i sëmurë me regjim shtrati, kur realisht ishte dhe është “top” nga shëndeti e oreksi.

Zyra e Shtypit e Presidencës, tha se Bajrami mungoi në ceremoni për arsye shëndetësore në regjim shtrati prej 1 jave, por 3 ditë para ceremonisë, priti në zyrë e shtroi darkë me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Italiane, ndërsa para tij, me Presidentin e Bullgarisë.

Mashtrim tjetër i Presidencës, është ky: më 3 korrik, ora 16:00, pra 2 orë pas pritjes së Bill Clinton në Rinas e në Kryeministri; Bajram Begaj nuk ka qenë i “dergjur” në shtrat, por “sportiv” në zyrë dhe ka firmosur 4 dekrete, për 4 ligje emergjente që i duhen Bablokut.

Mashtrimi i Presidencës, del zbuluar edhe prej faktit, se paraditen e 3 korrikut kur erdhi Bill Clinton, Bajram Begaj ka bërë takim me shefat e Antiterrorit, të Sigurisë Kombëtare e Informacionit të Klasifikuar, ndërsa në orën që iku Clinton, priti në zyrë Belinda Ballukun. 

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, deri në orën 19:00 të datës 3 korrik, Bajram Begaj ka qenë në Presidencë dhe ka negociuar disa herë me “korrierë e sekserë”, që Edi Rama ta pranonte në ceremoninë e nderimit dhe darkën për Bill Clinton, por Babloku nuk pranoi.

Nuk dihet pse nuk e ftoi në ceremoni, por e trajtoi si Saliun e Ilirin; gjithsesi, Bajrami nuk po ankohet, sepse Babloku i dyfishoi pagën dhe ai ka detyrë të firmos dekretet pa bërë zë. /Pamfleti

begaj rama klinton

Lini një Përgjigje