
Berisha sherr me gazetarët dhe akuza ndaj SPAK, pasi ju përmendën dosjet që ka në prokurori...
Tringëllima e prangave duket se është kthyer në makth për politikën. Deri dje ishin të gjithë të paprekshëm, por tani jo të gjithë e bëjnë gjumin e qetë. Rasti i Ahmetajt ka shkaktuar shumë debat, pasi më shumë shihet si hakmarrje sesa drejtësi. Megjithatë të shumtë janë ata që paralajmërojnë se SPAK pas tij do të kthej sytë nga e djathta. Deri më tani asnjë ish-zyrtar demokrat apo i LSI nuk i është përballur me ligjin dhe në SPAK janë disa dosje voluminoze. Djali i Berishës i ka ngjitur një herë shkallët, bashkë me Ilir Metën. Ndërkohë vetë Berisha akuzohet për disa afera.
Ai sot është pyetur nga gazetarët nëse i druhet faktit se nuk do jetë e largët dita që të ngjisë shkallët e SPAK. Por kjo pyetje e nervozoi jashtë mase Saliun duke u përplasur me gazetarin. “Je prokuror ti apo gazetar” ? foli Berisha me zë të lartë.
Më tej ia tha s është i gatshëm të shkojë në SPAK sa herë e thërrasin, mirëpo shtoi se ata bëjnë hetime politike. Poa shtu nuk kurseu sulmet dhe akuzat ndaj prokurorëve.
“Nuk jam thirrur asnjëherë, jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga viti 90 që jam në politikë deri më sot pa asnjë lloj hezitimi. Sa herë më kanë thirrur nuk ka qenë SPAK, por prokurorët e tjera kam shkuar dhe shkoj, nuk e mohoj asnjëherë të drejtën e hetimit. Por ata bëjnë politikë. Ata ushqejnë gazetarët. A e di ti që aty ka kriminelë me damkë publike që u tha qytetarëve se në makinën e trafikantit të dënuar nuk kishte materiale elektorale, me urdhër të Taulant Ballës.
A e di ti që ka kriminelë që bllokojnë dosje civile të padisë së qytetarit kundër Taulat Ballës. Ata janë vetëm vegla të keqpërdorur nga një bajloz i krimit. Dhe çfarë më thua ti mua. Unë jam njeri që ka respekt për ligjin. Por nuk mund të ketë diskonsideratën më të vogël për ata që zbatojnë ligjin. Mu duk sikur po bëhesh avokat i tyre dhe ata nuk e meritojnë. Kur ata veprojnë në këtë mënyrë dëmtojnë interesat e vendit. PD do fillojë betejën kundër kësaj organizate kriminale. Vetëm ndëshkimi i bajlozëve të saj do të jetë kusht për paqe e stabilitet”, tha Berisha.
Berisha po hetohet për aferën e CEZ dhe kompleksin “Partizani”, ndërkohë djali tij për aferën e Gërdecit. Si duket kjo e ka alarmuar Saliun. /Pamfleti
Lini një Përgjigje