Sa herë burgu ka nevojë për qeveritarë, Babloku i bën gati; i lanë, i parfumos dhe pas ca kohësh, ose i nis për arrati, ose ua pret vetë kostumin...
Kohët e fundit, Babloku po e nxin edhe fundin e vet. As me hajdutët e tij, nuk e zë në gojë Amerikën. Nuk shet mend nëpër fshat se do i dërmojë ‘non-gratat’, se komandon influencat, iluzionet dhe tendencat, për të fshehur vetminë dhe ndjesinë e mungesës së vetë besimit. Ecën si budalla në sheshin e luftës, përmes viktimave të inceneratorëve, fondeve të BE-së për bujqësinë, heshtave të tre opozitave dhe kufomave të qeverisë.
Qeveria është edhe më keq se Babloku.
Në shtator, gati gjysma e saj, liron zyrat e shtetit e bëhen gati për në burg.
Po nga vjen lajmi, thua ti?!
Ndërlidhja gjithmonë ngelet në vëmendjen e dyshuar të heronjve të paepur, në depresionin dhe mos reagimin e të zhgënjyerve, kur SPAK-u i orienton Bablokut reflekset, e ky orienton hajdutët e pushtetit.
Shpejtësia për të pastruar Qeverinë e për të bërë pis qelitë e burgut me ministra hajdutë, është në nivelin e forcës së ligjit që i përplas dallgët, i shpërthen nervat lumturisht tek admini i vet.
Admini i SPAK-ut, kush tjetër veç Bablokut është?!
Sa kohë Ambasada Amerikane ka ca vakanca drejtuese, Babloku cilësohet i vetmi admin i këtij vendi që po ngelet i vetëm, si tymnajë antiamerikane në zemër të Evropës.
Nxin rruga e Elbasanit, patronazhistët e tij mbajnë fotot e idealistëve në xhep, orientojnë me hartë në dorë të gjitha rrugët që i çojnë shqiptarët ose tek ai, ose tek Saliu, ose tek Iliri.
Njohja në detaje fuqisë së papërgjegjshmërisë, thellësisë së ujrave ku harlisen Peshqit e mëdhenj, po ndikon në agravimin e divergjencave që më shumë turbullojnë, se sa kthjellojnë kohën.
Koha dhe zëri i saj ç’janë?!
Përveçse emocione dhe përpjekje për t’u shfaqur ajo që nuk është, asgjë tjetër.
Përditshmëria jonë, është krye hajduti ynë me të zezat tona dhe të vetat.
E zeza jonë është, se Babloku ngjan edhe si SPAK-u më impotent, edhe si antiamerikani më potent.
Sa herë burgu ka nevojë për qeveritarë, ky i bën gati, i lanë, i pafumos dhe pas ca kohësh, ose i nis për arrati, ose u pret kostumet vetë.
E zeza e tij është, se dosja e trashë McGonigal, i ka ndaluar vrapin e sillet si çyryk vetëm nëpër fshat, se i ka ikur zëri të flasë diçka për objektivat perëndimore, sa gjithë hajdutët janë të shqetësuar, pse Babloku nuk e përmend Amerikën?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje