Që pas kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, Meta e Berisha duken të shqetësuar dhe kanë mbi 10 ditë që vetëm sulmojnë SPAK...
Dyshja Meta-Berisha kanë filluar të mos e bëjnë gjumin të qetë. Kreu i PL për disa muaj u zhduk nga qarkullimi, por tani ka dalë në skenë dhe fokusi i goditjeve të tij ka qenë Prokuroria e Posaçme. Në të njëjtën linjë me të po lëviz edhe Berisha.
Që prej 14 majit, Meta nuk doli më në media, por më 20 korrik ai organizoi një konferencë shtypi. Konferenca erdhi pas zërave që qarkulluan se radhën pas Ahmetajt e ka ai ose familja e Berishës. Meta doli menjëherë në publik, ndërsa një ditë më pas ju hakërrye drejtësisë. Prokuroria mori në pyetje Petrit Vasilin, duke konfirmuar zërat se telashet për ish-presidentin po shtohen.
Që në datën 20 korrik, Meta ka dalë në disa intervista dhe ka sulmuar SPAK dhe amerikanët. Ish-presidenti pretendon se nuk ka shkelur ligjin me lobimet në SHBA, por faktet tregojnë të kundërtën dhe kjo ka filluar ta shqetësojë Metën. Madje ai pak ditë më parë i shkoi në zyrë dhe Berishës, dhe që nga ajo ditë ka një sulm të koordinuar ndaj SPAK. Prej 3 ditësh, Rithemelimi del me deklarata duke akuzuar prokurorët dhe policinë se dekonspiruan aksionin ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka. Në çdo deklaratë vetëm sulmohet SPAK.
Ndërkohë sot dhëndri i Berishës ka sulmuar ish-ambasadoren Kim duke postuar një foto të saj me Ramën.
Pra duket sikur tabori i Metës dhe Berishës janë shqetësuar shumë ditët e fundit. Në korridoret e politikës flitet se Meta dhe dhëndri i Berishës mund të përballen me drejtësinë dhe duket se kjo është arsyeja. SPAK po “qendis” detajet e fundit në dosje dhe punë ditësh do të jetë “shpërthimi”.
Meta po hetohet për lobimet, aferën e CEZ, si dhe ndërhyrjet estetike dhe fshehjen e pasurisë. Ndërsa Berisha ka hallin e dhëndrit dhe djalit. Dhëndri hetohet për kompleksin “Partizani” dhe djali për Gërdecin. Zërat thonë se hetimet kanë avancuar dhe duket se dyshja Meta-Berisha e kanë marr vesh atë që po gatuhet në SPAK dhe janë vënë në panik. /Pamfleti
Lini një Përgjigje