TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Gusht 2023, 13:31

EUROJUST i kërkon SPAK-ut, “dorëzimin” e Frida Krifcës në Bruksel: ka “krehur” 132 milionë Euro

Shkruar nga Pamfleti
EUROJUST i kërkon SPAK-ut, “dorëzimin” e Frida
Frida Krifca

“Luleshtrydhja” e Bablokut, do “shtrydhet” nga hetuesit e Brukselit, lidhur me fondet bujqësore, dhe do ballafaqohet me deklarimet e ish-zëvendëses e pasardhëses si drejtoreshë e AZHBR, Eranda Selmanaj, e cila prej 4 muajsh është nën hetim nga EUROJUST...

Drejtësia Europiane, ka vendosur të mos i ndahet Firda Krifcës dhe bandës së saj të AZHBR e Ministrisë së Bujqësisë, për vjedhjen dhe devijimin e 132 milionë Euro fonde, që BE i dha për fermerët e Shqipërisë, por u dhanë për vila, bujtina, makina, apartamente, resorte, jahte e kulla.

Burime konfidenciale nga BKH, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se këtë fillim jave, Zyra e Koordinimit dhe Bashkëpunimit Hetimor Ekonomiko-Financiar e EUROJUST, ka dërguar në SPAK, Kërkesë-Porosinë për të marrë në pyetje ministren Frida Krifca, me statusin si ish-Drejtoreshë e AZHBRR në periudhën 2017-2021 kur janë bërë abuzimet me fondet e BE.

Në kërkesën e dërguar, nga Drejtësia Europiane, theksohet fakti se ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, në muajin mars 2023, iu shmang kërkesës së Zyrës Anti-Mashtrim të BE, agjentëve të EUROJUST dhe zyrtarëve të Qeverisë Gjermane, për t’u pyetur lidhur me abuzimet e rënda.

Po kështu, Frida Krifca ka refuzuar kërkesën e EUROJUST  më 18 janar dhe të Zyrës Anti-mashtrim të BE më 23 shkurt, për t’u paraqitur pranë tyre në Bruksel, madje paraprakisht i është dërguar edhe objekti i intervistë-ballafaqimit me faktet e abuzimit në fondet bujqësore.

Refuzimi i Frida Krifcës për t’u paraqitur në Zyrat Hetimore të Anti-krimit Europian Ekonomiko- Financiar (AEEF) në janar e shkurt, detyroi  EUROJUST, OLAF e Gjermaninë, që në mars 2023 të vinin në Shqipëri e të bënin hetimin teknik-kontabël të fondeve të tyre në AZHBR.

Ata konkluduan, se skema e abuzimit 132 milionë Euro me fondet e BE, është nxitur e miratuar nga ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca; e cila gjatë 2 viteve Ministre Bujqësie, për të fshehur krimet e saj, ka kryer një tjetër krim, atë të zhdukjes dhe dëmtimit të 337 dosjeve.

Duke qenë subjekt hetimi i EUROJUST, Frida Krifca duhej të ishte paraqitet në zyrat hetimore të Brukselit para 6 muajsh, por ka refuzuar 2 herë, prandaj me Kërkesë nr. art. BZ-33F-1182.ALB, datë 27 korrik 2023, i është kërkuar SPAK-ut, që sipas ligjit të ndikojë paraqitjen e saj brenda datës 20 gusht për 5 ruande pyetjesh.

Siç duket, “Luleshtrydhja” Frida Krifca, do “shtrydhet” nga hetuesit e Brukselit, lidhur me fondet bujqësore, dhe do ballafaqohet me deklarimet e ish-zëvendëses e pasardhëses si drejtoreshë e AZHBR, Eranda Selmanaj, e cila prej 4 muajsh është person në hetim nga EUROJUST.

Saktësojmë, se ministresha Frida Krifca është nën hetim nga SPAK, qysh prej muajit nëntor 2022, kur BE, Zyra Anti-mashtrim në Bruksel dhe Qeveria Gjermane bënë kallëzimin penal, por SPAK nuk e ka thirrur akoma megjithëse BKH ka dorëzuar raportin e hetimit paraprak. 

SPAK e njoftoi të paraqitej më 14 qershor 2023. Atë ditë ishte caktuar mbledhje e qeverisë në Kosovë dhe marrja në pyetje e Frida Krifcës u shty për 26 qershor, por nuk është thirrur akoma.

Ndërsa hetuesit e BE, duan ta marrin në pyetje, para se në Shqipëri të dërgojnë 40 ekspertët që do verifikojnë në terren zbatimin fondeve bujqësore./Pamfleti

eurojust frida krifca hetimi brukseli

Lini një Përgjigje