SPAK-u ka rrethuar me shirit inceneratorin imagjinar, një copë tokë në Sharrë, ku djegës nuk ka pasur kurrë...
Ç’ju desh Altin Dumanit të baltosë inceneratorin e Tiranës?!
Të paktën aty të mos prekte, tek “qiriu” që Babloku ka ndezur në rrugën drejt Moskës, ose, e thënë fshatçe, tek “qypi” i qeverisë.
Aty, mjafton të futësh dorën, dhe më i vogli “Peshk” që do kapësh, kushton ca miliona dollarë në Wall Street-tin e Monika Kryemadhit, që ja ngre dhe ulë Altin Dumanit kursin sipas interesave të Ilir Metës.
Po nejse, ajo që ngjau nuk zhbëhet, edhe pse Monika është penduar.
Shumë njerëz edhe gabojnë, shumë të tjerë edhe lindin prej gabimeve.
Tek e fundit, SPAK-u ka rrethuar me shirit inceneratorin imagjinar, një copë tokë në Sharrë, ku djegës nuk ka pasur kurrë.
Është zbuluar se pronar nuk është italiani Giuseppe Ciaffaglione, siç ka deklaruar në Parlament kryeministri, por dy hajdutë më të vegjël se ai, dy fshatarë tanët, leckamanë deri dje, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Zoto, si Zoti ku beson ende kryeministri, dhe Mireli, më i miri, po digjen nga zjarrmia e Monikës, që tërthorazi desh kaloi mbi zjarrin e pesë-gjashtë koshave vetëm në Elbasan, pa e lejuar flakën të shtrihej deri në Tiranë.
Verbëria e Monikës i ka qorruar sytë edhe Bablokut.
I ardhur në krye të shtetit nga gabimet njerëzore, Babloku është i dënuar të gabojë deri në momentin e fundit, ku mund të digjet më keq se të gjithë shokët e tij.
Edhe pse i ngrirë si dru mes suferinës, vjedhja vazhdon.
Ndoshta për shaka, sa për të na thënë; Të gjithë po pushojnë deri në shtator, vetëm ju që bëni ga-ga-ga, SPAK-u hedh baltë me “lopatë” të Monikës mbi djegësit, Edi Rama 80 000 euro në ditë!/Pamfleti
Lini një Përgjigje