Nuk do jetë çudi, nëse baza e Zall-Herrit dhe krejt repartet ushtarake të kthehen në punishte kokaine apo shtëpi publike, sepse kështu e kanë katandisur ushtrinë shqiptare strukturë të NATO-s në këto 10 vite, Babloku e Bajrami, ish-Shef Shtabi...
Pesë ditë më parë, brenda territorit të repartit ushtarak në Zall-Herr, u zbulua një parcelë droge, por përveç ministrit Niko Peleshi që foli sikur ishte zbuluar rigon e jo drogë në bazën ushtarake të sigurisë së lartë të NATO-s, nuk reagoi as Presidenti, as kryeministri, as Kryetarja e Kuvendit dhe as Komisioni Parlamentar i Sigurisë e Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Për këtë skandal të rëndë të kupolës së ushtrisë, kryeministri duhej të kishte shkarkuar ministrin Niko Peleshi, ndërsa Presidenti duhej të shkarkonte Shefin e Shtabit të Përgjithshëm e ti çonin për ndjekje penale në gjyq ushtarak.
Por nuk vepruan dhe nuk është çudi të mos veprojnë, as nëse baza ushtarake e Zall-Herrit dhe krejt repartet të kthehen në PUB-e, punishte kokaine apo shtëpi publike, sepse kështu e kanë katandisur Babloku e Bajrami ish-Shef Shtabi, ushtrinë shqiptare strukturë të NATO-s.
Në ushtrinë shqiptare, gjatë drejtimit nga 3 ministra këto 10 vite pushtet të “rilindjes”, ka pasur shumë skandale, që janë tregues aktiviteti për bandat e hajdutëve dhe organizatat kriminale.
P.sh., u faktua me raporte të SHISH e përgjime të anti-mafies italiane e DEA, se ministrja Mimi Kodheli, ishte vënë në shërbim të bandave të trafikut të drogës, duke fikur radarët detar dhe fanarët kufitar tokësor, në ditët dhe netët kur trafikantët çonin e sillnin ngarkesat me drogë.
Iku e “nuk i hyri gjëmbë në këmbë”, madje pas një kohe qëndrimi në hije u rikthye deputete, sepse “releja” e radarëve ishte Babloku, por edhe sepse kunati i saj Genti Ibrahimi, bëri reformën e drejtësisë me çakejtë e vjetër, u emërua kryetar i KLP e Anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Skandale la në punën si Ministre e Mbrojtjes dhe Olta Xhaçka, konkretisht këto:
- Emërimin këshilltar të saj për bashkëveprimin me NATO-n, të mafiozit të Call-Center, Amant Josifi, i cili është në kërkim ndërkombëtar për 2.4 miliardë USD vjedhje të shtetasve të BE.
- Aferën 3.2 milionë Euro për blerje ndihmash të emergjencës së tërmetit, të cilat ia dha me tender fiktiv një firme maqedonase fantazmë, që nuk i solli fare; si dhe zhdukjen nga depot e rezervave të shtetit, të 310 ton ndihma humanitare të ardhura për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
- Falsifikimi i dosjes pronësore, vlerës financiare, planimetrisë së sipërfaqes të bazës portuale detare ushtarake të Limionit në Sarandë, të cilën ai dha mafiozit Artan Dulaku.
Edhe pse Olta Xhaçka është me 3 kallëzime në SPAK, Babloku e emëroi dhe nuk e largon nga detyra e Ministres së Jashtme, madje as pas skandalit që motrën e killerit Nuredin Dumani që e emërori sekretare te zyra e informacionit sekret të NATO-s, dhe as pas skandalit të resortit si investitore strategjike, kur zhvati 15 mijë m2 tokë e plazh pronë shtetërore.
Ministri i tretë i ushtrisë së Bablokut është Niko Peleshi, i cili përveç skandaleve me 52 milionë Euro tenderë fiktiv dhe vjedhjes së 4.5 milionë Euro me tenderin fals të avionëve për gjoja shuarjen e zjarreve, lejoi mbjelljen e drogës në bazën strategjike ushtarake Zall-Herr./Pamfleti
Lini një Përgjigje