TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2025, 12:40

Gara e 11 Majit, Berisha: Me strategun e Trumpit, flas online! Ai është marshall, jo oficer terreni

Shkruar nga Pamfleti

Gara e 11 Majit, Berisha: Me strategun e Trumpit, flas online! Ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se Cris La Civita, strategu i fitores, sikur thotë ai, nuk është oficer terreni që të vijë në Tiranë, por marshall, me të cilin bisedon online për fushatën.

“Cris La Civita është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim të vazhdueshëm me kryestrategun, të vazhdueshëm, online, shpejt përfaqësues të firmës do të stacionohen këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë, është në aktivitet të plotë. Ai nuk është oficer fushe, ai është marshall” tha ai.

Në konferencën për shtyp Berisha tha se ekonomia do të jetë fokusi i programit të Partisë Demokratike, duke premtuar zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Po ashtu, Berisha tha se do të ketë ulje nga 15 në 2% të taksës së shitjes së pronës.

Sali Berisha tha se do anulohen lehtësirat fiskalë të dhëna me ligje dhe vendime preferenciale të porositura nga familjarë dhe oligarkë të qeveritarëve.

“Ligji për investimet strategjike siç është nuk do ekzistojë, korporata e investimeve strategjike, korporata e korrupsionit merre fund javën e parë të qeverisë së PD. Do rishikohet në total sistemi aktual i gjobave dhe ndëshkimeve armiqësore ndaj biznesit”, tha Sali Berisha.

 

sali berisha cris la civita

Lini një Përgjigje