TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2025, 09:51

'Kam ndërruar parti për ty', Rama batuta me banorët në Vlorë: Kur e kërkon Atdheu, edhe Churchill e ka bërë!

Shkruar nga Pamfleti
'Kam ndërruar parti për ty', Rama batuta me banorët
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një një takim me banorët e fshatit Bunavi në Vlorë.

Gjatë bisedës, një banor i tha Ramës se ka ndërruar parti në vitin 2013 për të mbështetur kryeministrin, dhe Rama e përgjigj duke thënë: “Kur e kërkon Atdheu, edhe Churchill e ka ndërruar partinë.”

Pjesë nga diskutimi

Banori: Kemi ndërruar parti për ty kryeministër

Rama: Ke ndërruar parti për mua?

Banori: Po, që në 2013, po për ty

Rama: Dëgjo, duhet ta dish, parti ka ndërruar edhe Çurçilli kur e kërkon atdheu, se ju i doni me këto figurat botërore.

Banori 2: Ne kemi 70 vjet me një parti

Rama: Ti je tjetër gjë se të ka qëlluar partia e duhur, këtij i qëllo partia e gabuar e ndërroi.

Rama: Je penduar që ke ndërruar parti?

Banori: Në asnjë mënyrë jo

Rama: Ja urdhëro, shiko. Është pak i vështirë ai momenti i ndërrimit, por kalon.

edi rama vlorë

Lini një Përgjigje