TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 21:59

U la jashtë listës së sigurtë në PD, Dashnor Sula zbulon a do të bashkohet me Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

U la jashtë listës së sigurtë në PD, Dashnor Sula

Deputeti demokrat, Dashnor Sula është një nga emrat më të folur në opinionin publik gjatë javëve të fundit dhe shkak u bë mosfutja e emrit të tij në listat e PD për zgjedhjet e 11 majit, dhe më pas largimi nga lista e “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

I ftuar në “2984” të Albano Bogdos, Sula është pyetur edhe për interesin e shafqur së fundmi nga PS dhe kryeministri Rama.

Ai tha se edhe nëse bashkohet me PS nuk do të rrijë në rresht para Ramës.

Pjesë nga biseda:

Bogdo: Kjo ftesa që të bëri Rama të tundon noj çikë?

Sula: Po ju garantoj një gjë që unë jam një njeri që lirinë time nuk e shes. Edhe sikur të jem te Rama, ta harrojë Rama dhe më i bukuri te Rama të jem në rresht. Ajo parti ka patur gjithmonë probleme, ka patur gjithmonë dele. Unë se ul dot kokën. Kush është lideri more, po një si ne more. Lideri nuk mund të përdhunojë, liderin ta respektosh pesë herë, por edhe të të respektojë.

Lini një Përgjigje