TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 21:47

"Fushatë folklorike"/ Ironizon Rama: Ju jetoni me Wagnerin e Shekspirin, ne kemi Noizy-n

Shkruar nga Pamfleti

"Fushatë folklorike"/ Ironizon Rama: Ju jetoni me Wagnerin e

Kryeministri Rama i është përgjigjur kritikave, i cili tha se nuk e konsideron fushatën e tij si folklorike.

Ai ka ironizuar duke u shprehur se "ju jeni njerëz që jetoni me Wagnerin dhe Shekspirin, ne të tjerët këto kemi Noizyn, muzikën popullore, qytetarë korçarë dhe shkodranë".

Pjesë nga diskutimi:

Mentor Kikia: Ndërkohë keni shkruar që në BE shkohet vetëm me BE, pse jo me Arlind Qorrin...

Edi Rama: Me kë? Ku punon ti? T’i shpjegoj unë...

Mentor Kikia: Integrimi në BE nuk vendoset me votë në BE se do të kishim hyrë me kohë. Mund të jetë moment historik i artë por BE nuk është furgoni i Fushë Krujës se hajde se dy u mbush. Ke biletë a jo, i ke shkundur ose jo pantallonat, futuni se do nisemi. BE mund të jetë në momentin historik që të hapë dyert, por përmbyllja e kapitujve kërkon në mënyrë rigoroze plotësimin e të gjitha kritereve në çdo kapituj...

Edi Rama: Do ta bënte këtë vend një shtet që e ka arkitekturën e vet.

Mentor Kikia: Kur këto afate janë vendosur nga ata, pse e personalizoni se vetëm ju e çoni në BE. E treta, nëse në të vërtetë jeni të bindur se mbyllen negociatat në 2027 dhe në 2030 të jemi në BE, po sikur t’ju propozohet që të bëni një kontratë publike me shqiptarët që nëse kjo nuk ndodh në 2027 që ju jeni të gatshëm ta ndërprisni qeverisjen e këtij vendi?

Edi Rama: Këto afate nuk janë vendosur në mënyrë abstrakte. E para, këtë pjesën e fushatës folklorike se kuptoj çfarë do me thënë. Më thuaj ça momentesh ka?

Denis Minga: Do t’i ndjekim se kam një kolazh të shkurtër?

Edi Rama: Çdo me thënë momente folklorike?

Denis Minga: Ai kërcimi me Noizyn, me ato plakët që kërcenin.

Edi Rama: Ju jeni sërë e lartë që dëgjoni Wagner. Jeni njerëz që jetoni me Wagnerin dhe Shekspirin. Ne të tjerët këto kemi Noizyn, muzikën popullore, qytetarë korçarë e shkodranë. Ju jeni me Wagnerin dhe Shekspirin...po ça domethënë kjo.

Lini një Përgjigje