TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 21:20

Fushata elektorale drejt fundit, Rama: Opozita s’e arrin kurrë rezultatin e 2021!

Shkruar nga Pamfleti

Fushata elektorale drejt fundit, Rama: Opozita s’e arrin kurrë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar fushatën elektorale të qetë dhe se për këtë ka ndikuar fakti që shumica më e madhe e qytetarëve mendojnë se socialistët do të fitojnë.

“Unë mund ta konfirmoj që është më e qeta që unë kam parë dhe ndjekur ndonjëherë nga ky pozicion ku jam. Ne nga ana jonë kemi bërë një plan që bazohet tek nevoja për të komunikuar por pa ekzagjeruar në aspektet e dekorit, pjesës jo përmbajtësore por më shumë sipërfaqësore. Për të tjerët nuk di ça të them por besoj se influencon edhe fakti se një shumicë më e madhe sesa shumica që do të na votojë ne mendon që ne do të fitojmë, kështu që edhe motivimi nuk është i madh”, u shpreh kryeministri në emisionin “RepolitiX”

I pyetur për faktin se ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ndërkombëtarët janë më të heshtur, Rama tha se në 2021 ka qenë tjetër atmosferë. Kryesocialisti shprehu bindjen se më 11 Maj, opozita nuk do ta marrë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.

“2021 ka pasur tjetër atmosferë, tjetër tension. Ata ishin të bindur që do të fitonin, të bindur se që ne do të humbnisim. Ishin më të organizuar sesa janë sot. Edhe rezultatin e 2021 nuk e arrijnë më”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje