TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 19:27

“Kanadaja s'do të bëhet shteti i 51-të i SHBA”/ Trump "përplaset" me kryeministrin kanadez para kamerave: Kurrë mos thuaj kurrë!

Shkruar nga Pamfleti

“Kanadaja s'do të bëhet shteti i 51-të i SHBA”/

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ende beson se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të në SHBA, gjatë takimit me kryeministrin kanadez Mark Carney në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë besoj se do të ishte një ulje masive e taksave për qytetarët kanadezë. Ju merrni ushtri falas, kujdes mjekësor të jashtëzakonshëm, gjëra të tjera. Do të kishte shumë përparësi”, tha Trump.

Trump u shpreh se është zhvillues i pasurive të paluajtshme ndërsa shtoi se kur i pa të dy vendet së bashku “thashë se kështu duhej të ishte”.

“Por ne nuk do ta diskutojmë këtë nëse dikush nuk dëshiron ta diskutojë”, shtoi presidenti.

Carney kundërshtoi dhe i tha Trumpit se: “Siç e dini nga pasuritë e paluajtshme, ka disa vende që nuk janë kurrë në shitje”.

“Nuk është në shitje. Nuk do të jetë kurrë në shitje”, shtoi kryeministri kanadez.

Trump tha gjithashtu se këmbëngulja e Carney-t se Kanadaja nuk është në shitje nuk do të ndikojë në diskutimet që palët kanë sot.

Ai theksoi se vetëm koha do ta tregojë dhe iu drejtua Carney-t duke i thënë: “kurrë mos thuaj kurrë”.

“Do ta shohim me kalimin e kohës se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Trump.

“Ne kemi një sektor automobilistik të jashtëzakonshëm midis nesh. Nuk ka asnjë gjë që mund ta detyrojë SHBA-në të heqë tarifat. Ky është një diskutim më i madh që do të kërkojë kohë dhe më shumë biseda”, shtoi më tej kryeministri kanadez.

Ndërkohë që Trump tha se SHBA-të “gjithmonë” do ta mbrojnë Kanadanë dhe shton se “nuk është çështje parash”.

Lini një Përgjigje