TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2026, 09:25

Ftesa e Trump për Shqipërinë, Shtëpia e Bardhë zbulon kushtin 1 miliard dollarë me Bordin e Paqes

Shkruar nga Pamfleti
Ftesa e Trump për Shqipërinë, Shtëpia e Bardhë zbulon
Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë tre vjeçar.

“Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë financiare për t’u bashkuar me Bordin e Paqes (BOP)".

Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë për A2 CNN  thuhet se “dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar.

“BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura nga BOP do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi.

BOP do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, sqaron Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në mëngjes ftesën që ka marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

Trump e ka ftuar Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë që të bashkohet si shtet anëtar themelues dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.

Ai thotë se kjo arritje do të bëjë së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të paqes së përhershme. Sipas Trump ky nder është i rezervuar vetëm për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre.

 

donald trump donald trump ftesë shqipërisë

Lini një Përgjigje