TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2026, 08:30

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon me urgjencë ftesën e Trump

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria ftohet që t’i bashkohet bordit si anëtar themelues dhe më pas të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon me urgjencë ftesën e
Rama publikon ftesën e Trump

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë me shpejtësi ftesën që ka marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

Trump e ka ftuar Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë që të bashkohet si shtet anëtar themelues dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.

Për këtë ftesë, kryeministri Rama ka shprehur nderim dhe siguron qytetarët se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë.

“Dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

Sipas Trump, Shqipëria ftohet që t’i bashkohet bordit si anëtar themelues dhe më pas të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.

“Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar. Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ekzistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin”, thuhet në letrën e Trump.

 

 

bordi i paqes për gazën rama publikon ftesën e trump

5 Komente

  1. d
    dani

    Ka fonde atje. E cojne se ky di te vjedh me shume nga te tere.

    1. D
      Db

      Ŕryp jepsete vedh jua merr me force ose ja çjojne vet ambasadoret.

    2. L
      Lili????????

      Fake News Edi Rama ????

      1. b
        baci

        Nivel medioker. Fatkeqesia e ketij kombi

        1. s
          sardi

          Eshte e thjeshte. Rama ka rene dakort per pagesen. 3 tendera i ka ai. Ose Kastratit nje fishkellime.

          Lini një Përgjigje