Ftesa e Trump ndaj Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Gazës, ka sjellë diskutime të ndryshme në opinionin publik.
Kjo sipas gazetarit Arbër Hitaj ka ardhur për shkak të marrëdhënieve të Shqipërisë saj të balancuara, veçanërisht raportet e mira me Izraelin dhe pozicionimin e saj si një vend pa interesa direkte në konflikt.
“Për Shqipërinë është një vlerësim për diplomacinë shqiptare. Nga ana tjetër kemi një raport shumë të mirë me Izraelin dhe besoj se ka patur një lloj lobimi nga Izraeli që Shqipëria të jetë pjesë pasi jemi një ndër të paktat vende myslimane në botë që kemi qasje pozitive me Izraelin.
Përveç Shqipërisë, shtet tjetër me rëndësi që është pjesë e NATO-s ka të bëjë edhe Mbretëria e Bashkuar, Turqia.
Nuk shikoj asgjë negative, por në 40 miliardë dollar që llogaritet investimi në Gaza, nuk e di nëse Shqipëria ka mundësi të japë kontribut financiar, por mund të japë kontribut në mënyrë diplomatike pasi është një vend larg interesave direkte, nuk ka mbajtur një anë të qartë në favor të njërës palë apo tjetrës”, theksoi Hitaj.
Shqipëria është pjesë e Bordit të Paqes që do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës afro 2-vjeçare.
Presidenti Donald Trump ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama të përfaqësojë vendin në këtë organizatë.
Pas këtij deklarimi, kanë ardhur reagimet e para nga Partia Demokratike, ku këshilltarja demokrate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka hedhur poshtë pretendimin për një ftesë personale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhulali ka shpjeguar se Bordi i Paqes për Gazën është pjesë e Planit Gjithëpërfshirës të miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB përmes Rezolutës 2803, të paraqitur nga presidenti Trump. Sipas saj, më 16 janar 2026, Trump u ka dërguar një letër standarde presidentëve dhe kryeministrave të rreth 100 vendeve të botës, duke i ftuar të bëhen pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit për paqen në Gaza.
Nuk eshte thjesht Israeli, lobomi per Ramen ka ardhur me se shumti nga Toni Blair i cili ka pozicion te rendesishem ne bordin e "paqes."