TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2026, 18:48

Aksioni i BKH, Balla përgënjeshtron lajmet ku përmendej motra e tij: Boll me gënjeshtra

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i BKH, Balla përgënjeshtron lajmet ku përmendej motra e

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas lajmeve të ditës së sotme se SPAK dhe BKH kanë mësyrë sot në biznesin e motrës së tij.

SPAK e BKH kryen një aksion ndaj një call center-i, teksa në disa media u aludua se ishte biznes i motrës së Ballës. Por kreu i grupit të PS ka reaguar duke hedhur poshtë këto aludime.

Balla shpërndarë një videomesazh në rrjetet sociale ku shkruan: “Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë.”

Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare”, shkruan Balla.

Lini një Përgjigje