TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2026, 14:19

"Natyra po na kthen kusurin", eksperti tregon tre arsyet e pasojave të përmbytjeve

Shkruar nga Pamfleti

"Natyra po na kthen kusurin", eksperti tregon tre arsyet e pasojave

Pamje të ngjashme ku shishe plastike bllokuan kanalizime u fiksuan gjatë përmbytjeve, ndërsa tashmë që situata u qetësua, qelqi e materiale të tjera të ngurta po mbulojnë plazhet dhe deti po i kthen pas në breg pas vërshimit të lumenjve që i grumbullojnë në zonat ku kalojnë.

Eksperti i mjedisit Meivis Struga i cilëson këto dëme si dëshmi të mungesës së ndarjes së mbetjeve në burim, infrastrukturës së dobët të riciklimit dhe moszbatimit të ligjit.

Kryeministri Edi Rama, në disa reagime, fajësoi qytetarët për mbetjet e hedhura në kanalet kulluese, duke i cilësuar si shkak për përmbytjet, ndërsa në podcastin e parë për vitin 2026 paralajmëroi forcimin e masave ndëshkuese për këtë fenomen.

Eksperti Struga thekson se Shqipëria ka një kuadër ligjor që nga tetori është i përafruar me standardet europiane, por problemi qëndron te zbatimi në praktikë. Ai shprehet se duhet të zbatohet parimi: “Ndotësi paguan”.

"Ndërgjegjësimi, zbatimi i ligjit dhe ndryshimi i sjelljes ndaj mjedisit mund të jetë zgjidhja e vetme që të shmangen përsëritjet e skenave të tilla pas çdo reshje të fortë shiu", tha ai për "Ora News".

 

Lini një Përgjigje