TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2026, 10:39

Përmbytjet në Kurbin, kapaciteti i hidrovorit nuk e përballon nivelin e lartë të prurjeve

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Kurbin, kapaciteti i hidrovorit nuk e përballon
Pamje nga përmbytjet në Kurbin

Përmbytjet e regjistruara në Kurbin gjatë muajve nëntor dhe janar rikthyen në vëmendje gjendjen dhe eficiencën e sistemit kullues në këtë zonë.

Specialisti i Bujqësisë dhe Kullimit, Gjergj Çuli, shprehet se hidrovori i Adriatikut ka punuar normalisht, por nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar sasi të mëdha uji kur reshjet janë shumë intensive dhe përqendrohen në një kohë të shkurtër.

Sipas Çulit, për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen, nevojitet instalimi i pompave të reja me kapacitet më të lartë, si dhe kontroll i vazhdueshëm i skarpareve dhe kanaleve kulluese, për të parandaluar bllokimin e tyre nga mbeturinat.

Bashkia e Kurbinit rezultoi një nga zonat më të goditura nga moti i keq në fillim të janarit. Vërshimi i ujërave përmbyti rreth 2500 hektarë tokë bujqësore dhe rreth 250 banesa, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, kryesisht në Njësitë Administrative Mamurras dhe Fushë-Kuqe.

Lini një Përgjigje