TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2026, 07:38

“Një automjet me xhama të zinj po më ndjek”, i riu alarmon Policinë

Shkruar nga Pamfleti
“Një automjet me xhama të zinj po më ndjek”, i riu
Policia duke verifikuar automjetin

Policia e Vlorës u alarmua mbrëmjen e së premtes, pasi një telefonate që morën nga një i ri, i cili njoftonte se një automjet me xhama të zinj po e ndiqte, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares.

I riu në njoftimin për policinë ka ngritur dyshimet se automjeti që po e ndiqte ishte i dyshimtë.

Sipas A2Cnn, një patrullë policie është afruar në zonën ku ndodhej i riu dhe ka identifikuar automjetin e dyshimtë.

Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti në fjalë ishte i Policisë së Shtetit, i cili po patrullonte zonën me një mjet pa logo zyrtare.

vlore automjet policia

Lini një Përgjigje